60 milionë euro për Neimar? Më mirë marr Shaqirin

8 Shtator 2011, 13:11Sport TEMA

Neimar, Ganso, Lukas…Emrat e këtyre tre të rinjve brazilianë të talentuar, janë në axhendën e ekipeve kryesore europiane, që janëtë gatshme të shpenëzojnë deri në 30 milionë euro për t’i pasur në ekip.

“Por, ekipet e mëdha, mos do të bënin mirë që ta hidhnin vështrimin diku tjetër, ku mund të ketë lojtarë po aq të talentuar, por shumë herë më të lirë?”, pyet gazetari Luca Stacul.

Pyejtes, gazetari i jep vetë përgjigje, duke marrë si shembull pikërisht Xherdan Shaqirin, që me tripletën e shënuar ndaj Bullgarisë, ka shtuar akoma edhe më tej interesimin ndaj tij.

“Shaqiri është një talent i padiskutueshëm dhe këtë e tregoi në Europianin e 21-vjeçarëve, teksa arriti që ta çojë Zvicrën deri në finale, ku u mposht nga të zakonshmit spanjollë.

I lindur në vitin 1991 dhe me origjinë nga Kosova, Shaqiri është i gjatë vetëm 170 centimetra, por shumë i fuqishëm fizikisht, falë trupit të tij të mbushur dhe këmbëve të trasha, që e bëjnë të parezistueshëm ndaj kundërshtarëve. Specialiteti i tij janë gjuajtjet e forta nga distanca.

Nëse nuk e besoni, pyesni portierin e kombëtares angleze, Xho Hart, që pësoi një gol nga një goditje e tillë nga Shaqiri, më 7 shtator 2011.

364 ditë më pas, në të njëtin stadium, erdhi një paraqitje e shkëlqyer kundër Bullgarisë së Lotar Mateus. Në fund, ndeshja përfundon Shaqiri 3 e Bullgaria 1.

Pas 12 muajve, Bazeli me siguri do ta shesë Shaqirin, që luan tek ky klub që në moshën 10 vjeçare. Por, ai nuk ka çmimin e Neimar dhe për këtë arsye ia vlen të investohet tek ai”, mbyll analizën e tij gazetari Luca Stacul.

5 komente në “60 milionë euro për Neimar? Më mirë marr Shaqirin”

  1. danny says:

    Skuadrat e medha nuk p…………in,per xhuxha si Shaqiri.

  2. mekaniku says:

    SHAQIRIN ja kemi fal zvicres,nuk kemi nevoj per te,shqiptar shofim sa na do qefi ne kampionatin SHQIPTAR,si shaqiri ka peqini sa te dush,

  3. nga deti kuq e zi says:

    SHAQIRI nje nga talentet me te medhenj te momentit, fat per Zvicren ku u rrit dhe mesim per shqiptarret qe jetojn ne shqiperi.

  4. Jorgo/Sarande says:

    Gjynah qe sluan per shqiperin por mgjth me shume emra shqiptar ka zvicra se shqiperia(blerim xherdan granit valon admir).te shohesh shqiperin i ka kristi hamdi edvin hansi futja kot,sa turp.
    Une personalisht jam dhe cik si shume edhe me zvicren.

  5. arbeni nga tepelena says:

    kur nuk ndjen se ne venat e tij rrjeth gjak shqiptari vari k…. !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje