Dashuria e Xherdan Shaqirit për futbollin është e madhe, për dikë edhe e shpjegueshme. Trajneri i tij i parë te skuadra SV Augst, Michael Meier, shpjegon një rast të para dhjetë viteve, kur pasi kishte zëvendësuar Shaqirin, kosovari i ishte afruar dhe e kishte pyetur se kur do ta fuste prapë në fushë.”Vetëm një minutë pasi e zëvendësova, ai qëndronte afër meje në këmbë dhe më kërkonte ta riktheja në fushë, ishte e pamundur, rregullat nuk lejojnë. Ka qenë i etur për të luajtur futboll dhe këtë sport e donte me gjithë zemër”, ka zbuluar Meier, shkruan të hënën uebfaqja “Sport.sf”.
Shaqiri 19-vjeçar karrierën e ka nisur pikërisht te skuadra pak e njohur SV Augst, kurse para dhjetë vjetësh i është bashkuar ekipit të Baselit. Ai aktualisht është futbollisti më i popullarizuar në Zvicër dhe lojtari i vitit në këtë shtet. Ai popullaritetin e vet e ka rritur edhe më shumë falë “hat-trickut” që e shënoi në ndeshjen eliminatore për “Euro 2012” kundër Bullgarisë. Shaqiri ia siguroi Zvicrës fitoren me rezultatin 3:1 dhe gjithashtu i dha shpresa të mëdha për kualifikim në Kampionatin evropian, që vitin tjetër mbahet në Poloni dhe Ukrainë.
Disa e njohin shumë kohë më parë kur Shaqiri shiste gjësende të ndryshme krahas stërvitjeve.
“Shaqiri do të bëhej një shitës shumë i mirë. Ka qenë shumë i hapur me klientët dhe nuk i vinte turp për asgjë”, ka thënë mbikëqyrësi i Shaqirit, Diego Gaio.
Dashurinë e madhe të Shaqirit për futbollin e kujton edhe mësuesja e tij e parë, Monika Hufschmid. Ajo ka thënë se Shaqiri ka qenë edhe më muskulozi i klasës, duke iu referuar trupit të tij atletik. “Shaqiri gjithmonë ka qenë sportist. Në oborrin e shkollës gjithmonë vraponte dhe gjuante me top në të gjitha portat”, tha mësuesja Hufschmid. “Në një mbledhje të prindërve babai i Shaqirit pati zbuluar se djali i tij mban peshat nën krevat dhe ushtron me to çdo ditë. Kjo ishte përgjigjja e tij kur është pyetur për muskujt e Shaqirit”.
Shaqiri prej vitit 2009 është pjesë e ekipit të parë të Baselit. Ai me fanellën e Baselit ka shënuar dhjetë gola në 69 paraqitje në të gjitha garat. Shaqiri ka fituar dy tituj kampioni të Zvicrës dhe një trofe të Kupës. Ai i është bashkuar Përfaqësueses zvicerane para fillimit të botërorit “Afrika e Jugut 2010” dhe deri më tani ka shënuar katër gola në 13 ndeshje të zhvilluara. Shaqiri është ndër futbollistët më të kërkuar në treg, pasi për shërbimet e tij interesohen skuadrat më të mëdha evropiane, të cilat kanë shprehur gatishmëri të paguajnë deri në dhjetë milionë euro dëmshpërblim për shërbimet e tij. /KD/
mund te jet edhe i Zoti por per mua ky mbetet nje hic per deri sa nuk luan me Shqiperine
pirdh qe te lirohesh keshtu i thone kesaj or mik
E pse te luaj me Shqiperine?As nuk e di ku o Shqiperia,jeto aty ku jeto,eshte rritur aty,ky vend i ka dhene shume gjera,e te luj per Shqiperine.Ju jeni ftof ne bythe te gjithe me keto teorite e kohes se qepes.Ah harrova ka gjak shqiptari,futini tani nje leksion per gjakun e albanesit,e terci verrci te tjera
Pelasgian e ka shume mire. Ashtu mbetet edhe per mua!
Lojtaret si Shaqiri nuk afrohen ne kombetaren shqiptare nga mafiozet si Duka me shoke. Ne FSHF ka mafie qe merr rryshfet per cdo lojtar qe thiret me kombetaren. Atehere cilet do te vijne – te paaftet dhe kembetharet sepse talentet si Shaqiri nuk do t’i paguajne 20 apo 30 mije EURO Dukes. Si Shaqiri kemi humbur shume lojtare dhe tani jemi katandisur qe gola ben vetem Bogdani i mbaruar dhe mesfushen e mbulojne lojtare qe po u bien dhembet.
po mor po u perkulen zvicerianet per nje shqiptar kosove.e di sa i duan shqiptaret ne zvicer vdesin per ne.nuk duhet tu thuash jam me origjine shqiptare se te hidhen ne qafe edhe te perqafojne na dashuria.
Tamam e keni, se luan as topi. Pse duhet te merremi me kete individ?
Te ishte shqiptar do luante per Shqiperine
Faji i eshte i prinderve qe e kan rrit emingrant pa dashuri kombetare.Tashti i marrin frytet e punes vet.
Ca thu mer Dardan, po ku ishte kombetarja shqiptare kur ai ishte 16 vjec, po me vone. Tani qe shkelqeu u kujtuam ne. Bravo i qofte qe luan per nje shtet qe e respekton dhe i siguron jetesen. Une dhe shoket e mi qe pretendonim te beheshim futbollista ne kete vend kemi perfunduar duke shit qofte e punuar kamariera. Ne Shqiperi vetem futboll nuk ka, quheni si te doni ate sport, por me futbollin ska lidhje. Futbolli luhet ne fushe, ne Shqiperi luhet ne kafe, dhe pastaj shetitet ne fushe. Bravo o Shaqir dhe bofsh hajer.
Perse te vije te luaje me Shqiperine, ne i kemi talentet ketu dhe nuk i mbajme dot, si rasti me i fundit, i mundesit te talentuar Elis Guri i cili u shpall kampion bote per ngjyrat e Bullgarise, se ne nuk i plotesuam kerkesat me minimale qe kishte, apo kur fitojne jashte kujtohemi qe jane shqiptare, kur i kemi ketu sju varim, SUKSESE KUDO QE JANE SE JANE GJAKU JONE, PERPARA SHQIPTARE KUDO QE JENI
zgjedhja eshte tij dhe personale, nuk e gjykon dot dike per zgjidhjen qe ben ne jeten e vet, rendesi ka qe djali eshte krenar qe eshte shqiptar , dhe kjo eshte mese e sigurt…
bishti i qenit sado te drejtohet prape bish qeni do mbetet…do vije nje dite kur ti bien breket ketil shalqirit e do i thone: refugjat ishe e ashtu do mbesesh….sa do qe te gezosh dhe te japesh per vendin ku jeton(per te cilen nuk jam kundra) prape e shkreta zemer te vajton pak per shqiperine…
PSE NAJ QISNI KTA NJEREZ NE GAZET, NUK E KUPTOJ, KUJT PO I PLAS TRAPI PER KET KATUNARIN,KY NUK ESHT PER SHQIPNIN KY PUNO PER BOTEN,KY NUK NA INTERESON FARE PO TE JET ME PA LOJTAR TE SUKSESSHEM,ka njimi her me te mir se ky ne itali spanj gjermani,bile dhe ne serbi,ky per mendimin tim nuk perben fare interes per ne SHQIPTARET.
ky eshte vetem dhe asgje me shume se nje idiot si ata vellezrit xhaka valon behrami, blerim xhemaili e admir mehmeti..te cilet refuzuan komtaren tone per nje komtare qe seshte e tyre…mallkuar qofshi qelbsira…ju presim ”krah hapur” ne ndeshjen shqiperi – zvicerr.. nga Prishtina.
perse i mallkon more fatmir, nga xhelozia, nga inati, per fat te mire shumica e shqiptareve krenohemi me keta djem, apo mendove ti se te tjeret do ta pergatisin per neve, jemi mesuar neve, edhe lirine na e sollen te huajte, i pret te gjitha ne pjate nga te tjeret ti?
pastaj mos ke harruar ti qe sportistet sidomos futbollistet, luajne per para dhe per fame individuale, pa me thuaj sa do fitonte ai ne Shqiperi se nuk e kam te qarte?
Leje se fatmirit nuk i ka bo vaki vete ta therrasin legenat e kombetares tone se atehere e kishim pare se sa patriot do te kishte qene fatmiri………….
Ne zvicer po bejne se pranuan te luajne me kombetaren e tyre, te cilen e kane krenari. Po te vinin me kombetaren Shqiptare asnje prej tyre sdo qe bere futbollist cilesor. Ketu digjesh, Shqiperia ne sport eshte vend ters…me kundershtoni po te doni !!! Sa Shqiptare kane arritur suksese me flamur Shqiptare????? Sa Shqiptare kane arritur suksese me flamur te huaj ???? Si ka mundesi pra?????