Ish nënpresidenti i FIFA-së Chung Mong Yun, ka deklaruar se presidenti Sep Blater e udhëheqë këtë organizatë si diktator. Mon Yung në librin e tij personal, ka shkruar se Blatter ka dështuar në përpjekjet e tij që të luftoi korrupsionin në FIFA.
“Blatter flet në pesë gjuhë, është shumë inteligjentë, por ai nuk është zotëri dhe sillet si kopil i vogël”, ka thënë Chung Mong Yun në librin e tij autobiografik.
Ai po ashtu ka bërë të ditur seBlatter është munduar që të prezantoj disa projektet të reja në praktik siç është mbajtja e Kupës së Botës çdo dy vite.
“Ai nuk e ka mbështetjen e shumicës së delegatëve, jam i bindur për këtë, por ai sot është në krye të FIFA-së për shkak se siç e thash është kopil i vogël”, ka përsëritur Yun./indeksonline/
Blater eshte jo vetem Kopil i Vogel,por edhe i degjeneruar i madh,mashtrues gjigand,hajdut ordinet e deri kriminel.
Analist
Dakort me ty qe Blater eshte i korroptuar etj etj.por kriminel??
Blatter eshte pjese e nje korrupsioni gjigand rreth futbollit boteror. Pyetja qe shtrohet eshte se a eshte ai origjina e korrupsionit dhe te keqes se futbollit ne bote? Pergjigjia eshte JO.
Problemi eshte se Blater perfaqeson loby qe kane interesa miliarda euro..pra nuk perfaqeson futbollin amator, ate qe deri dje transmetonte vlerat morale, po ate te biznesit.
Dhe Chung Mong Yun ishte pjese e farses ne FIFA. Tani kur nuk ka me perfitime thote dicka qe eshte e vertete. Kur Koreja e Jugut shkoi deri ne gjysemfinale te Boterorit 2002(ashtu si shkoi), cdo gje ishte ne rregull dhe Blateri ishte fort burre i mire!!!!