Java e parë në kampionat, humbja e parë dhe kritikat e para. Galatasaray është mundur të dielën mbrëma me rezultatin 2:0 në fushën e Istanbul BB në kampionatin turk dhe rezultati ka bërë një bujë të madhe, sidomos ndër tifozët dhe mediat turke.
Skuadra e supershtrenjtë e Stambollit që shiti thuajse të gjithë yjet e tij, përfshirë edhe futbollistin e përfaqësueses së Shqipërisë, Lorik Cana, për të blerë të tjerë edhe më me shumë emër, është turpëruar që në start. Dhe, bashkë me të edhe “Perandori i Bosforit”, trajneri Fatih Terim, njeriu që në fund këmbënguli për largimin nga skuadra të Canës. Kritikat e para për trajnerin dhe skuadrën kanë qenë të ashpra. Uebfaqja e njohur “365gunspor” e kritikon Galatasarayin për shumë arsye, por mbi të gjitha për largimin e Lorik Canës.
“Galatasaray nuk e kuptoi kurrë se çfarë lojtari kishte në dorë. Kurrë nuk e kuptoj vlerën e vërtetë të shqiptarit Lorik Cana. Në vend të tij është sjellë në Stamboll një futbollist me emër shumë të madh, duke qenë se ka luajtur me përfaqësuesen e Brazilit, por që nuk mund të garantojë asgjë nga cilësia e luftëtarit shqiptar”, shkruante të hënën kjo uebfaqe në komentin e saj për Galatasarayn.
Felipe Melo ka luajtur vitin e kaluar në kampionatin botëror me Brazilin. Një gafë e ish-lojtarit të Juventusit i shkaktoi kampionit të pesëfishtë të botës eliminimin në ndeshjen kundër Holandës. Lorik Cana u largua nga Gaalatasaraj te Lazio pas një shkëmbimi “kokë më kokë” me portierin uruguaian, Fernando Muslera. Mesfushori nuk e ka bërë ende debutimin e tij me Lazion në kampionatin italian, pasi 2-3 ditë para ndeshjes me Milanin u lëndua në stërvitje.
“Më vjen keq që nuk kam mundur të luaja kundër Milanit, por jam i lumtur për pikën e nxjerrë në Milano”, ka thënë Cana, shkruan “Republica.it”. “Mezi po pres të kthehem në fushë”, tha ai.
Milani e Lazio barazuan 2:2 në “San Siro” të premten mbrëma.
ej o miq cana eshte patriot i mire dhe djal i lezetshem por kush njef ndopak futbollin e kupton qe loriku eshte nen nivelin mesatar te nje lojtari europian ky eshte realiteti te tjerat jane per show.
E drejte, edhe une se kuptoj se si ka marre kete reputacion si gjoja i pazevendesueshem, mua me duket nje lojtar me pak se normal………
Cana me te vertete nuk eshte super star, pra lojtar i kalibrit boteror, nga ata qe mediat shkruajne per dite, po ne te njeten kohe, perderi sa ka arritur te luaje ne ekime si PSG, Marseille, Sunderland, Gallatasarj e sot te Lacio eshte lojtar per tu konsideruar.
Te Marseille dhe Sunderland ka qen dhe kapiten, pra ose jane te gjithe idiote dhe e kane mbi vleresuar ose…
Aktualisht eshte lojtari me nivelin me te larte ne kombetaren shqiptare…dhe mund te hyje te 10-15 lojtaret me te mire ne Evrope ne postin e tij, keshtu qe respekt.
Mediat shqiptare pastaj e qelbin pasi flasin mpe superlativa, normal, si do shesin artikujt, ate zanat kane.
me vjen keq qe nuk e kupton dot se kush eshte cana.
Canaj eshte nje lojtar shkaterrues i shkelqyer, por roli i ketij lloji lojtaresh bie pak ne sy dhe nuk shperblehet me adhurime si sulmuesit. Ne kete rol mund te luaje ne menyre te suksesshme me çdo lloj klubi ne Europe; perjashtim mund te beje vetem Barcelona. Per me teper ne çdo ekip behet shpejt leader. I tille ka qene ne PSG, Marseje, ne kombetaren tone etj. Do te jete pak e veshtire vendi stabel ne formacion te Lazio, pasi ajo eshte forcuar shume kete vit me lojtare cilesore.
Mua nuk me pelqeu komenti i babait te tij ne ndeshjen me francen qe po thoshte shpresoj qe te permbahen tifozat shqiptare na beri sikur te ishim kafshe fare sju pershtat pyetjes se gazetarit francez po ngeli duke shitur pordhe sa here del cana del dhe i ati si fandi spathi sa per canen skam cte them me duket ndonjehere sikur luan xhudo nje pyetje kisha une per tifozat e ishte kaq i mire pse nuk e mbajti franca po perfunoi ne turqi ppppfffffff?
Bravo Lola qenke dhe tifoze ti shejtan.
Loriku nuk eshte ndonje talent i madh por eshte pjese e show qe e ka kaq qejf Bota.Eshte person shume karizmatik,ne fushe eshte luftarak dhe me grinten e tij frymezon edhe te tjeret por Shqiperia ka njohur shume talente qe benin cudira me topin.Loriku nuk hyn te 10 me te miret e futbollit Shqipetar.
Sul Demollari psh qe fantastik etjetj
LORIK CANA ESHTE LOJTAR I PERKUSHTOHET FANELLES. AI ESHTE LOJTAR SHUME CILESOR DHE E MERITON FASHEN E KAPITENIT. I VETMI QE NUK SHET NDESHJE. E PAME SHQIPERINE ME LUKSEMBURGUN SA IKU LUANI. A ESHTE SUPER LOJTAR? JO, POR ESHTE LOJTARI ME I MIRE QE KEMI. JAM KRENAR PER LORIK CANEN, GRINTA E TIJ, DAASHURIA PER FANELLEN E FLAMURIN ESHTE NGA GJERAT E PAKTA QE ME BEN KRENAR QE JAM SHQIPTAR. FOOOOOOOOOOOOORCA LORIK JAM ME TY.
Loriku eshte nje lojtar i mire qe luan me zemer kur do, por une kam pas fatin te ndjek vjet kampionatin turk dhe Loriku ka qene inekzistent me Gallatasarajin, aq sa shume ndeshje nuk mundi te luante ne kohen e Rajkard e me pas. Keshtu qe nuk ma do mendja se Gallata eshte duke qare per te.
Gjithesesi Lorik pres me qejf te te shoh te shkelqesh me Lazion.
une nuk po them qe nuk eshte i mire po dhe aq sa e beni ju nuk eshte po ne shqiptaret e shofim me nje sy tjeter me syrin e patriotit ai per mua eshte thjesht lojtar futbolli vetem kaq aman nje deshire kisha une o lorik mos e nxirr me ne skene ate babain se tamam mu si vemje eshte mua dhe intervista e lorikut sme pelqeu para ndeshjes me francen e dinte qe pa filluar ndeshja ky qe do humbisnim
lorik cana eshte lojtari me i mire i kombetares shqiptare dhe eshte djali i mire per tifozat se eshte patriot po nuk besoj se ben pjese ne 10 me te mire te evropes qe luajne ne ate post thjesht eshte si ajo puna e xhaxhit qe thosh se ishim nje lule ne mes te evropes hahahhahah