11-shja e “egër” e Champions League

13 Shtator 2011, 17:16Sport TEMA

Sot fillon gara më emocionuese në futbollin evropian, e njohur si Champions League. Përveç emocioneve dhe kënaqsive që tregojnë top skuadrat evropiane, kjo garë përball disa prej lojtarëve, të ashtëquajtur të “egër”, për sjelljet e tyre të treguara në fushën e gjelbërt. E përditshmja spanjolle sportive, Marca e ka bërë një përmbledhje të top 11 lojtarëve që kanë sjellur dhe priten të sjellin emocione agresiviteti dhe tensionesh në garën me të famshme evropiane. Formacioni është përmbledhur në modulin 3-5-2 dhe përbëhet nga këta lojtar:

Jose Manuel Pinto: që njihet për “ sherret” mes Barcelonës dhe Realit

Walter Samuel, Marchena dhe Pepe: janë treshja e mbrojtjes, dhe njihen për agresivitetin e tyre ndaj sulmuesve kundërshtarë.

Nigel De Jong: i njohur për ndërhyrjet brutale, si ajo ndaj Xabi Alonsos, në finale të kampionatit botëror.

Gennaro Gattuso: i famshëm për grindjet e tij me kundërshtarët dhe me gjyqtarët

Mark Van Bomel: një lojtar që të ndëshkohet e ka më së paku problem

Thiago Motta: grindavec në mesfushë, din të shkaktojë ndërhyrje fatale tek kundërshtarët

Alex Witsel: mesfushori gjaknxehtë, mbahet mend për faullin brutal ndaj Wasilevskit

Ibrahimovic-Balotelli: njihen si lojtarë me temperament të lartë, dhe shpeshherë kanë ditur të befasojnë me  gjestet brenda dhe jashtë fushës.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje