Kapelo, Ranieri, Delio Rosi, kandidatët për pankinën e Interit

15 Shtator 2011, 17:54Sport TEMA

Gjërat tek Interi nuk po shkojnë si duhet, pas dy humbjeve të rënda të pësuara ndaj Palermos në kampionat dhe turqve të Tranzaspor në Ligën e Kampioneve.

I akuzuari i madh për këto humbje dhe për situatën e rëndë të krjiuar në ekip, është pikërisht trajneri Gasperini, sidomos për shkak të modulit të tij të lojës me tre mbrojtës.

Presidenti zikaltër, Masimo Morati, ka thënë se për momentin Gasperini do të vazhdojë të jetë në krye të Interit, por tashmë ka nisur që të mendojë për pasuesit e tij.

Tre janë emrat kryesorë që mund të zëvendësojnë Gasperinin tek Interi. Bëhet fjalë për Kapelon, Ranierin dhe Delio Rosin.

Kapelo është një dëshirë e hershme për zikaltërit, që e kanë ndjekur për vite me radhë, por marrja e tij do të jetë e vështirë, duke qenë se ende është në kontratë me kombëtaren angleze.

Më e lehtë do të jetë për të afruar një prej Ranierit dhe Delio Rosit, të cilët që prej sezonit të kaluar, pas shkarkimit nga Roma dhe Palermo, janë pa ekip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje