Duket se tashmë ekipi i Arsenalit e ka bërë zakon të humbasë dhe kjo vazhdon të thellohet dita ditës edhe më shumë. Në ndeshjen e luajtur sot Arsenali është mundur në transfertë kundrejt ekipit të Blackburn me rezultatin 4-3.
Edhe pse kaloi dy herë në avantazh ekipi i Arsenalit nuk arriti të marrë qoftë edhe 1 pikë në këtë transfertë mjaft të vështirë.
Gervinho shënoi i pari për Arsenalit në minutën e 10? dhe më pas shënuan Yakubu për Balckburnin në minutën e 25? dhe Arteta në minutën e 34? duke mbyllur pjesën e parë 2-1 për Arsenalin.
Më pas Song në minutën e 50? shënon një autogol dhe Yakubu në minutën e 59? kthen rezultatin në 3-2 për Blackburnin.
Më pas vijnë golat e Koscielny dhe Chamakh në minutat 69? dhe 85? duke e mbyllur këtë takim me rezultatin 4-3.