Lotar Mateus nuk është më trajneri i kombëtares bullgare

19 Shtator 2011, 17:10Sport TEMA

Gjermani Lotar Mateus nuk do të jetë më trajneri i kombëtares së Bullgarisë. Ai ka rënë dakord me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Billgarisë që të ndërpresë kontratën.

Shkak për këtë vendim janë bërë rezultatet e dobëta të Bullgarisë në eleminatoret e Euro 2012. Deçizive ishte ndeshja e fundit me Zvicrën, ku Bullgaria u mund 3-1. Golat fatal për fatin e Lotar Mateus u shënuan nga mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri. Mateus qëndroi vetëm një vit në drejtim të kombëtares bullgare.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje