Juventus, mbrojtja është një bunker

19 Shtator 2011, 12:07Sport TEMA

Juventusi, përkundër dyshimeve, e ka nisur shumë mirë këtë kampionat, duke arritur që të marrë dy fitore radhazi dhe të jetë në krye të kampionatit për momentin, plot pesë pikë larg Milanit, Interit e Romës.

Por, ajo që ka befasuar më shumë ka qenë mbrojtja e bardhezinjve, e konsideruar edhe si pika më e dobët e ekipit. Juventusi në këto dy ndeshje ka treguar një siguri të madhe në mbrojtje dhe në dy ndeshjet e zhvilluara kundër Parmës dhe Sienës, nuk ka rrezikuar anjëherë.

Pësoi vetëm një gol ndaj Parmës me penallti në minutën e 92, kur rezultati ishte 4-0 dhe fitorja ishte e siguruar. Me Sienën ndërkohë, Bufon ka qenë spektator dhe nuk ka bërë asnjë pritje.

Dhe të mendosh që bardhezinjtë, me përjashtim të Lishtajner, nuk kanë afruar asnjë lojtar tjetër në mbrojtje, duke mbetur me Kielinin, Barzajlin, Bonuçin, De Çeljen e Groson.

Në dy ndeshjet e para të vitit të kaluar, Juventusi pësonte katër gola, ndërsa në gjithë kampionatin plot 47 gola, 2 më pak se Sampdoria që ra një kategori më poshte dhe dyfishin e Milanit (24), që u shpall kampion.

Duke parë që asnjë prej lojtarëve të mbrojtjes nuk ka ndryshuar, e gjithë merita për këtë i shkon trajnerit të ri, Antonio Konte, i cili e ka bërë ekipin një trup të vetëm, ndryshe nga sezoni i shkuar, kur mbrojtja ishte e shkëputur nga mesfusha dhe për këtë arsye vuante shumë.

3 komente në “Juventus, mbrojtja është një bunker”

  1. flamurtari says:

    Juventusi kete vit do fitoje titullin sikurse dhe flamurtari qe ia mori pa te drejte korca.dhe ne itali njesoj eshte nuk te le berluskoni te besh xhap

  2. kola says:

    juvja ska hase hala ne hund-lesh,

  3. england says:

    Pse andej nga anet tuaja futbolli mos luhet gje me hunde?
    ke ngaterru futbollin me thithjen e tymit o njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje