Alegri: Milani duhet ta tregojë në fushë që është favorit për titullin

20 Shtator 2011, 17:37Sport TEMA

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, në prag të ndeshjes me Udinezen, ka kërkuar më shumë përqëndrim nga ana e lojtarëve të tij, sidomos në mbrojtje, duke parë golat e shumtë të pësuar në ndeshjet e fundit.

“Udineze është duke ecur mirë. Duhet që të kemi një përqëndrim më të madh, në krahësim me dy ndeshjet e fundit”, ka thënë Alegri, i cili pohoi se sërish në sulm do të luajnë Pato dhe Kasano.

Lidhur me faktin që Milani konsiderohet si favorit për fitimin e titullit, Alegri ka thënë se kjo gjë duhet të tregohet në fushën e lojës.

“Në Napoli gabimet na kushtuan rëndë. Vlerat e Milanit megjithatë mbeten, por duhet ta tregojmë në fushë që jemi pretendentë. Kampionati është i gjatë dhe për më tepër duhet që të rekuperojmë lojtarët e dëmtuar”, ka thënë Alegri në konferencën e shtypit.

Duke folur për të dëmtuarit, Alegri ka thënë se Ibrahimoviç mund të jetë gati javën e ardhshme për Ligën e Kampioneve, ndërsa Boateng mund të rekuperohet për super sfidën me Juventusin fundjavën e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje