Basktebollisti i njohur amerikan, Kobe Bryant, mund të përfundojë në Itali. Virtus Bolonja ka bërë një ofertë të pabesueshme për amerikanin, duke i ofruar atij 600 mijë dollarë për ndeshje, vetëm që të transferohet në Itali.
Menaxheri i basketbollistit të La Lakers ka thënë se oferta e italianëve është duke u vlerësuar. Bryant do të jetë këtë javë në Itali për një fushatë komerciale dhe pritet që të marrë edhe vendimin e tij.
Pavarësisht tundimit që mund të ketë, do të jetë e vështirë që Bryant të heqë dorë nga kampionati më i fortë i basketbollit në botë, NBA, për t’u transferuar në Itali. Megjithatë, kurrë nuk thuhet kurrë.
Ua ta lere ameriken nuk me besohet ,eshte nje nga sportiste me te mire dhe me te preferuarit per amerikanet.
Sporti eshte shnderruar ne biznes, kur Eto iku ne targadashkistan…….
hajde luaj me Valbonen