Klaudio Ranieri, kontratë 2-vjeçare më Interin

22 Shtator 2011, 12:33Sport TEMA

Tashmë Klaudio Ranieri mund të quhet edhe zyrtarisht trajneri i ri i Interit. Ai ka firmosur një kontratë dy vjeçare me zikaltërit, duke zënë kështu vendin e Gasperinit, që u pushua pas nisjes katastrofike të kampionatit.

Para nënshkrimit të kontratës, Ranieri është shprehur se do ta ringrejë Interin, pasi sipas tij, lojtarët zikaltër kanë ende shumë për të dhënë.

“Inter është një ekip i madh. Ka pasur një nisje të vështirë dhe tashmë duhet kthyer entuziasmi dhe duhet ndryshuar marshi. Të gjitha shanset janë që të zgjidhet kjo situatë”, është shprehur Ranier, që nuk ka deklaruar se deri ku mund të arrijë Interi.

2 komente në “Klaudio Ranieri, kontratë 2-vjeçare më Interin”

  1. Otoni says:

    Eshte ekip i plakur. Pa djem njezet a njezetedyvjeçare (jo me te medhenj) nuk mund te pritet rezultat.

    1. volejbollistja says:

      Ke te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje