Një ndeshje të tillë futbolli nuk ka pasur kurrë më parë. 41 mijë tifozë ndoqën ndeshjen e së mërkurës mes Fenerbahçes dhe Manisasporit në Stamboll. E veçanta ishte se të gjithë tifozët ishin femra ose fëmijë nën 12 vjeç.
Ky aksion ishte një përpjekje kundër dhunës në rritje në stadiume. Federata kishte vendosur që Fenerbahçe të luante dy ndeshje pa asnjë tifoz. Më pas u ndryshua ky vendim dhe federata kërkoi që në stadium të kishte vetëm femra dhe fëmijë. Futbollistët u hodhën lule femrave të pranishme në stadium, kurse ato e pritën ekipin kundërshtar jo me fishkëllima, por me duartrokitje.
Nisme e bukur.
Ky veprim tregon forcen e lighit dhe te shtetit.
LESH PER TRESH PRANDAJ DOLI 1-1 NDESHJA NA DOGJI LLOTON ME KOEFICENT 1.35