Galliani: Milani do ta gjejë rrugën e fitoreve

23 Shtator 2011, 13:12Sport TEMA

Adriano Galliani beson se kampionët në fuqi të Serie A, do t`u kthehen fitoreve.

Klubi nga San Siro është pa lojtarët kryesor si Taye Taiwo, Mathieu Flamini, Alexandre Pato, Zlatan Ibrahimovic dhe Robinho, në mesin e të tjerëve.

“Jam i bindur se ne do t`u kthehemi fitoreve menjëherë sapo të kthejmë lojtarët e dëmtuar. Ne kemi 10 deri në 12 lojtarë të dëmtuar për momentin, kjo është vështirë, por do të kalojë”, ka thënë Galliani për La Gazzetta dello Sport.

Galliani më pas ka shprehur zemërimin e tij për dëmtimin e fundit, AlexandrePato, i cili do të jetë jashtë fushe për katër javë. Milani ka mbledhur vetëm dy pikë pas dy barazimeve në tre ndeshje në Serie A këtë sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje