Super goli i Realit me 5 lojtarë, 11 prekje, 16 sekonda (VIDEO)

28 Shtator 2011, 11:45Sport TEMA

Fitorja e Realit ndaj Ajaksit në Ligën e Kampioneve 3-0, është pritur mirë në Spanjë, për shkak të rikthimit sidomos në formë të brazilianit Kaka. Por, ajo që ka lënë më shumë mbresa nga ndeshja, ka qenë goli i shënuar nga Ronaldo, gjatë një aksioni model.

Aksioni ka rrjedhur nga pesë lojtarë, 16 sekonda dhe 11 prekje. Kjo sipas analisteve përbën njërin prej “revolucioneve” të futbollit të ditëve tona, dhe që sjell në shprehje kombinimet e lojtarëve të Real Madridit. Fillimisht aksioni ka nisur nga Ramos, pastaj Ozil që e ka prekur dy herë, pason tek Christiano që e prek tri herë, për të bashkëvepruar deri tek shënimi i golit. Në foto duket gjithë rrjedha e aksionit.

http://youtu.be/nxVo8wCxaSM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje