Sulmuesi boshnjak i Mançester Sitit, Edin Dzeko, i ka kërkuar falje trajnerit Roberto Mançini për reagimin në momentin e zëvendësimit gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Bajernin e Mynihut.
“Reagova keq për zëvendësimin dhe për këtë arsye kam kërkuar falje trajnerit Mançini dhe shokëve të ekipit. Trajneri e pranoi faljen time dhe tha se çdo gjë është në rregull dhe tashmë duhet të mendojmë pozitivisht për ndeshjen e ardshme”, ka deklaruar boshnjaku, që pohoi se nuk ishte i lumtur për zëvendësimin, për shkakun se ekipi po humbiste.