Chiellini: Milan, do të mundim

1 Tetor 2011, 12:26Sport TEMA

“Milan mbetet skuadra favorite për kampionatin, por të dielën shpresojmë t’i japim një goditje të mirë ambicieve të tij”. I intervistuar në Juventus Channel, Giorgio Chiellini i jep zemër skuadrës në kuadër të ndeshjes së madhe të të dielës në mbrëmje.

“Kemi shumë dëshirë t’i tregojmë kampionatit dhe tifozëve se jemi dhe që mund të bëjmë diçka të rëndësishme ” vijon mbrojtësi zikaltër. ” Pastaj të luash kundër kampionëve në fuqi na jep akoma më shumë stimuj”.

Chiellini me shumë mundësi do të mbulojë Zlatan Ibrahimovic, i kthyer suksesshëm në ndeshjen e Champions kundër Viktoria Plzen.

“Nuk mund të jetë vetëm një person që të mbulojë një si ai. Duhet punë në grup. Megjithatë kur ka kampionë të tillë në fushë është mirë, sepse t’i mundësh ke më shumë kënaqësi”, theksoi Chiellini.

2 komente në “Chiellini: Milan, do të mundim”

  1. Rrapi i Celos says:

    do tu beja me dije nje statistike. Italia ka dale kampione bote ne futboll 4 here .nga te cilet jane aktivizuar per te 4 heret 44 lojtaret baze qe i kane filluar ndeshjet ne komplet kampionatet. nga keta 44 lojtare 28 kane qene te JUVENTUSIT te Madh ose 64%e lojtareve per te gjithe koherat dhe 9 kane qene te Milanit dhe 2.5 te Interit dhe 4.5%kane qene te ekipeve te tjera.

  2. kola says:

    juve , hm, eshte per te bere tifo per te , nje skuader e madhe , dhe nje emer i merituar ;zonja e vjeter; si tifos i juves do e tradhetoj pak , per leverdi te juves them un , ndoshta milan duhet te fitoj sonte qe juve te forcohet me shum ne janar , duhen ca perforcime per juven , po humbem , sdo humbim shume gjera dhe do ishte e pranushme , barazimet qe na dhane dy ndeshjet para kesaj mendoj ishin fatale , duhej qe juvja te rrjedhi gjak ne fushe ,ne ndeshje te tilla te mos llogaritet fitorja , por dhe golat , nje skuader me gjith keto sulmues dhe golan jan shenuar nga te tjere turp,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje