Eto: Punojmë për para, ata që thonë të kundërtën janë hipokritë

6 Tetor 2011, 17:26Sport TEMA

Sulmuesi kamerunas, Samuel Eto, më në fund e ka pranuar se tek Anzhi është transferuar për të fituar sa më shumë para.

“Më pyesin nëse paratë kanë ndikuar në vendimin tim për t’u transferuar tek Anzhi? Përse punojmë në jetë? Ju për çfarë motive punoni? Kush thotë të kundërtën, se nuk punon për para, është një hipokrit”, ka deklaruar ish-sulmuesi i Interit, që befasoi mbarë ambientin sportive me transferimin e tij tek Anzhi.

Eto ka thënë se gjëja e parë që e ka bindur për t’u transferuar tek Anzhi, ka qenë pikërisht kontrata. Në katër vjet që do të luajë tek Anzhi, Eto pritet që të përfitojë 80 milionë euro, plus shpërblimet dhe bonuset e ndryshme.

4 komente në “Eto: Punojmë për para, ata që thonë të kundërtën janë hipokritë”

  1. rrapi i celos says:

    bravo,por ishte gabim qe barcelona te la ty te ikesh

  2. Dj Acmed i kil you says:

    leke ke sa te duash ti pac i zi,,,,,,,,te rrije ne Europe ku luhet futboll jo ne stepat e Siberise duke pire vodka

  3. i drejti says:

    mallkuar qofte ai qe –

  4. denkoka says:

    po normal…edhe un te njejten gje do thoja per politikanet….
    eshte hipokritai qe thote qe un nuk vjedh ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje