Portugezi Luis Figo, përveçse është konsideruar si një prej futbollistëve më të mirë në dekadat e fundit, shihej edhe si një seks simbol. Por, në rininë e tij duket se ka pasur edhe momente të sikletshme. Një prej tyre është stili i flokëve të tij, që ka qenë shumë i vjetër, i ngjashëm me atë të Kristofer Kolombit.
Kjo është zbuluar nga ana e brazilianes ‘Globo Esporte’, që ka gjetur një transmetim të një televizioni portugez të vitit 1992, ku paraqitej një futbollist i ri portugez, por shumë premtues: ishte Luis Figo.
Në këtë emission, Figo është paraqitur me një stil shumë të çuditshëm të flokëve, njësoj si eksploruesi Kristofer Kolombi.