Shqipëria pa të ardhme, jemi sërish të parafundit në grup

8 Tetor 2011, 11:52Sport TEMA

Ka përfunduar ashtu siç mund ta ketë parashikuar çdo sportdashës ndeshja e “Stade de France”. Shqipëria ka pësuar 3 gola, dy në pjesën e parë, duke u mundur me një rezultat të pastër 3-0. Me shumë mungesa në çdo repart, trajneri Josip Kuzhe nuk ka patur mundësi zgjedhjeje, duke aktivizuar për herë të parë në kombëtare dy futbollistë: Odise Roshin dhe Ahmen Januzin.

Mesfushori i Këlnit nuk ka luajtur as në rolin e tij natyral, në të djathtë, për i ka ardhur në ndihmë skuadrës në të majtë, aty ku mungonte Ansi Agolli. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Januzin, i cili nga sulmues i parë, për aq minuta sa ishte në fushë luajti shumë i tërhequr në të majtë. Nëse për futbollistin e Vorsklës është e vështirë të japësh një vlerësim të saktë, Odise Roshi dha shkëndijën e parë që shumë shpejt do të  jetë lojtar i formacionit bazë.

Kjo ndeshje tregoi qartë se Kuzhe duhet t’i kishte afruar më herët lojtarë të tillë si Roshi apo Januzi, pse jo edhe Sabien Lilën, që debutimi të mos u ndodhte për emergjencë, për shkak të mungesave. Përfundimisht Shqipëria bën të vetin vendin e parafundit në renditje, duke mos arritur objektivin minimal në këtë fushatë eliminatoresh. Ndeshja e 11 tetorit me Rumaninë do të jetë sa për statistikë, ndoshta për të afirmuar të rinjtë si Roshi, Januzi dhe Lilaj, pasi nuk shërben për asgjë tjetër.

Nr. Skuadra   Fit       Brz      Hmb    Glv      Pikë

1.Franca         6          2          1          14-3    20

2.Bosnja         6          1          2          16-7    19

3.Rumania     3          4          2          12-8    13

4. Bjellorusia            3          4          3          8-7      13

5.Shqipëria    2          2          5          6-13    8

6.Luksemburgu1      1          8          3-21    4

 

12 komente në “Shqipëria pa të ardhme, jemi sërish të parafundit në grup”

  1. X says:

    Kur nuk ke shtet nuk ke si te kesh sport.

    1. raimondi says:

      Tanime Trajneri te iki andej nga ka ardhur –se nuk ka me lezet te rije ai trajner ….

  2. Leonard says:

    Roshi ishte fantastik, problemi eshte trjneri dhe federata e krimbur qe kemi. Pa shtypur me kembe Duken e krimit, nuk bejme perpjete! Me nje federate te rinovuar, do te zgjidhej trajneri i duhur, mundesisht shqiptar, i cili do te hidhte bazat e nje kombetareje ku luan vetem me i forti, jo ai qe ka kredi e miqesi diku.

    1. Pelasgian says:

      te lumte , mire e ke thene , per te lujt futboll ne Shqiperi duhet te kesh lek !

  3. tony bruxel says:

    Turpi i botes

  4. xha sulo says:

    ndeshje pa pik interesi.lojtaret tane sikur kishin dhier ne breke,as vraponin dot.vetem nje tavoline e nje kafe u mungonte ne fushe.mir qe slujten me kostum e me kollare se as djerse nuk derdhen.pastaj ai portier,uhhhhh,ai esht per rujt pallatin jo porten .dhe xha sulo te isht portjer do ishte me mire se ai topja ujkani

  5. buhali says:

    ata dukeshin si nje ekip druvaresh nga tropoja dhe jo futbolliste shqiperi me fat

  6. kiu says:

    po dale mo djema gjithe kohen ishim vendi i fundit pas kaq kohesh morem vendin e parafundit kjo tregon ecuri shkall shkall ecim ne mbas 10 vitesh do njgjitemi dhe nje shkall se mbase 10 vitesh e len sportin keta plera qe e mbajn sporti peng

  7. nga deti kuq e zi says:

    cana na hapi barkun die duke bere pasime te gjata kot fare, ujkani eshte si roje pulash, vangjeli harroi me ke po luante, kurse kuzhe s’po lidhej dot me duken ne cel ta pyeste per ndrimet.

  8. enofieraku says:

    cdo gje mbrapsht , shkon ne ate vend .

  9. orli says:

    Po Franca sa here shkoi ne porte?per mendimin tim,pamvaresisht se franca fitoi,ajo nuk e dominoi ndeshjen.Goli i dyte dhe i trete u pesuan per faj te atij kaqolit(portierit)nuk ka patur Shqiperia ndonjehere portier me koti,dobesia me emadhe qendron tek mbajtja e topit,nje pjese e mire nuk e kontrollojne mire topin si rezultat japin pasa te gabuar(si me qene te trembur)por ne fund te fundit kaq eshte takati.

  10. i drejti says:

    mjafton qe luajme per tu kualifikuar – greqia eshte akoma ne enderr per europianin 2004.-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje