Rudi Vata dëshiron me çdo kusht ta ndërrojë qytetin e Hamiltonit ku jeton aktualisht, me Tiranën, në mënyrë që të marrë në dorë “frerët” e Kombëtares së Shqipërisë. Vata 42-vjeçar ka shprehur dëshirën e flaktë për të zëvendësuar në postin e trajnerit, kroatin Josip Kuzhe, i cili pritet të largohet pas përfundimit të eliminatoreve “Euro 2012”. Ish-mbrojtësi i Sëlltikut, që ka mbajtur shiritin e kapitenit të Shqipërisë në 40 ndeshje, beson se ka ardhur koha që ta ndihmojë vendlindjen e tij.
“Kontrata e Kuzhesë është në përfundim dhe Federata po kërkon një zëvendës. Do ta doja këtë punë. Besoj se jam mjaft i mirë. E di që njerëzit do të insistojnë se nuk kam përvojë, por kjo nuk e ndaloi Slaven Biliçin të merrte Kroacinë dhe Jurgen Klinsmanin, Gjermaninë. Për ta, këto ishin punët e para. Shqipëria ka futbollistë të mirë dhe jam i përgatitur të punoj shumë. Kam 59 ndeshje me Shqipërinë, dhe në 40 prej tyre isha kapiten”, tha Rudi Vata./sportekspres/
Ka dicka te vertete ne ate qe shpreh Vata.Traineri i kombetares duhet te dali nga vet kokat me te mira shqiptare.Por kemi nje te keqe te madhe.Vendet si PresidentiFSHF, trainer,specialist sporti e shume te tjera te kesaj natyre i kemi te veshtire per ti bere realitet.Per sa kohe qe politika dikton cdo qelize edhe sporti shqiptare do prodhoje vetem disfata.Ketu perjashtoje talentet ne peshengritje,mundje, boks e ndonje individ i vecuar ne disiplinat e atletikes.Ne nuk dueht te pretendojme se mund te bejme dicka qe te jete me e mire se tradita jone.E keqia eshte se po harxhojme fonde qe nuk arrijne te japin ate qe kerkojme.Kjo ka bere qe ne vend te investojme atje ku jemi te sigurt harxhojme p.sh ne futboll qe deri me sot jemi zgenjyer.Tendencat e Sportit Shqiptar nga drejtuesit kane marre rruge biznesi per perfitime personale.Ne se i presim rrugen ketije fenomeni do mund te kthejme sporit tek mundesit reale tonat.Ne se nuk ndyshojme konceptin se cfare mund te bejme do harxhojme fonde kot e do mbushim xhepat e atyreve qe nuk e meritojne.Hidhni syte ku ka talent dhe me me pak shpenzime.Sportet nuk varen nga deshira per te fituar por nga stadi i zhvillimit te nje vendi.Ka shtete, me mezatare jetese me te mire se ne dhe specialist me emer ne boten sportive,qe calojne ne renditjen boterore.Pra vetem permbysje dhe rindertim ne konceptet e tradites sone.Po kush duhet ta beje?.Ka mjaft te afte qe u duhen besuar per ta rikompozuar strategjine e sportit shqiptare.Vetem keshtu do largohemi nga fushat sportive dhe terenet koke larte.
Eshte koha te menjanohen deshtaket dhe matrapazet. Eshte koha per shqiptaret qe e duan futbollin dhe vendin e tyre. Eshte koha per Rudi Vaten.