Shqipëria kërkon ta mbyllë me fitore, ja formacioni për Rumaninë

11 Tetor 2011, 10:41Sport TEMA

Shqipëria do të ndeshet sonte në mbrëmje me Rumaninë, në ndeshjen e fundit të eleminatoreve për Euro 2012. Trajneri Josip Kuzhe ka thënë se kombëtarja jonë kërkon që t’i mbyllë me fitore këto eleminatore, të cilat kanë qenë zhgënjyese në fund.

“Ne, ashtu sikurseRumania, do të jemi të motivuar në këtë përballje për të mbyllur eliminatoret me një rezultat pozitiv. Do të ishte dicka e mirë për ne nëse arrijmë në të njëjtën kuotë pikësh me skuadrën rumune. Për këtë arsye ne do të kërkojmë fitoren, edhe për të rritur optimizmin për të ardhmen”, deklaroi Kuzhe.

Shqipëria do të luajë me këto formacion sonte:

Në portë do të jetë Ujkani, pavarësisht paraqitjeve zhgënjyese, në mbrojtje do të luajnë, Dallku,Cana, Teli, Lila. Mesfusha do të përbëhet nga Lala, Lilaj, Roshi, Bakaj, ndërsa në sulm do të luajnë Salihi dhe Bogdani.

 

4 komente në “Shqipëria kërkon ta mbyllë me fitore, ja formacioni për Rumaninë”

  1. Kalorsi i zi says:

    Ahahahahahaaa ikni merni ca euro se per te fituar po lozni gjithe jeten,

  2. Andi says:

    do na line me keta diletantet. mire per shkolle qe nuk jane por as per top qe e kane zgjedhur vete. a me falni,eshte cana i cili nuk ka mbaruar te mesmen po s’ka gje vazhdon te larten ne shqiperi. shporuniiiii o derra stallash

  3. england says:

    Ai Lorik Cana pervec se eshte nje djal i shkelqyer,di dhe
    nja 3-4 gjuhe te huaja ku frengjishtja dhe anglishtja jane
    perfekte,po ti o derdimen qe nxjerr nga goja jote e ndyre te
    tilla sharje cfar di te besh?mos je gje roje ne stallen e derrave
    ku propozon te shkojne cunat e kombetares?

  4. orli says:

    Hyka,qe per mendimin tim shkelqeu kunder frances e fillon nga stoli!!nuk po me pelqen,por zgjedhjet i ben trajneri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje