Sulmuesi korean lë Arsenalin për të bërë ushtrinë

10 Tetor 2011, 17:57Sport TEMA

Sulmuesi Chu-Park Jung, që u ble nga Arsenali këtë verë nga Monako, duket se nuk do të ketë mundësinë që të aktivizohet me ekipin e Premier Ligës.

Kjo, për shkakun se 26-vjeçari duhet të shkojë në Korenë e Jugut, për të bërë ushtrinë. Sipas ligjit të këtij shteti, koreanët duhet ta kryejnë ushtrinë para se të mbushin 30 vjeç. Nëse nuk e bëjnë këtë gjë, ata ose dënohen me burgim, ose dëbohen nga vendi.

“Unë do të duhet të largohem nga Evropa për dy vjet. Ushtria në vendin tim nuk mund të shmanget dhe nuk ka asnjë mundësi për ta bërë këtë “tha 26-vjeçari Park, i cili arriti në Arsenal nga Monako për rreth 4.5 milionë euro.

Tashmë nga futbollist i një prej ekipeve më të famshme në botë, Jung do të duhet të kthehet në Korenë e Jugut për të kryer ushtrinë për dy vjet dhe ndoshta nuk do të ketë më mundësinë që të veshë sërish fanellën e Arsenalit.

1 komente në “Sulmuesi korean lë Arsenalin për të bërë ushtrinë”

  1. dark says:

    bravo i qofte ka shtet atje jo si ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje