Lala: Rivalët e grupit ishin më të mirë se ne!

11 Tetor 2011, 12:37Sport TEMA

Altin Lala është realist për fatin e Shqipërinë në grupin D eleminator për Euro 2012, kur tha se  skuadra në të cilën ai është kapiten mori asgjë më pak sesa vendin që meritonte nisur nga cilësia e lojtarëve të saj.

“Unë e kam thënë edhe më parë dhe kam ngrënë ndonjë kritikë nga mediat për këtë: objektivi ynë ka qenë të linim prapa Bjellorusinë, por po të shohësh përbërjet, kjo skuadër është më e mirë se ne”, tha futbollisti i Hanoverit në kampionatin gjerman. Shqipëria ka vetëm tetë pikë të grumbulluara në këto eleminatore, në nëntë ndeshje të luajtura. Ajo ka humur gjithashtu katër ndeshje rradhazi një rekord gjatë 10 viteve të fundit.

“Eleminatoret tona janë kondicionuar nga humbja në Luksemburg. Nëse do të kishim marrë ato tri pikë do të kishim pasur shanse të shumta për të kapur vendin e tretë në grup, gjë që do të ishte një arritje. Futbolli është i tillë që të jep mundësi të korrigjsoh, me një fitore kundër Rumanisë lëmë mbresa positive”, deduksioni i kapitenit të Shqipërisë. Altin Lala mungoi në ndeshjen ndaj  Francës për shkak pezullimi. Ai do të jetë i freskët për ndeshjen e sotme kundër Rumanisë: “Shpresojmë të zhvillojmë një ndeshje të mirë, aq më tepër për shkak të rezultateve negative që kemi pasur kohët e fundit. Natyrisht që edhe Rumania nuk është një skuadër e lehtë, përkundrazi kanë lojtarë shumë të mirë. Ne duhet të kemi shumë impenjim për këtë përballje, pavarësisht se është ndeshja e fundit dhe shpeshherë ndeshjet e fundit nuk luhen me motivimin e duhur. Në fakt jemi shumë të motivuar: djemtë, trajneri kanë dëshirë të madhe ta fitojnë këtë përballje”./sportekspres/

4 komente në “Lala: Rivalët e grupit ishin më të mirë se ne!”

  1. ologi says:

    po tani keshtu thoni . kur ra shorti ju thate se jemi te kenaqur , biles deshet gjermanin apo italine ne grup, turp te keni ,na turperuat , me te vertet shqiperia te jete jasht se sa te beje pjese ne kompeticjone te tilla , sipas jush ke deshet ne grup ju , dinamon , kamzen , gramozin , , juve me mire tju bejm nje kampjonat ku te luani kombetarja me skuadrat e superliges se shqiperis , ndoshta keshtu do shenoni ndonje fitore

  2. xha jaua says:

    po ky do na mbush mendjen neve pse nuk thot ne bejm cfar na thot armando duka i korruptuari i shitet te gjitha ndeshjet po ju nuk keni gjak se cfar ka me shum mali i zi se ju ju keni vdekur plerat e armando PYKES

  3. KIU says:

    debili po ku ka me te dobet se ty o urith ikore leri cunat te lozin se lat nam me justifikime po pse me ke do te fitosh ti me kar bunaren

  4. i drejti says:

    hajde-kapiten -hajde – po pse cfar do ti ekipe te kooperativave bujqesore qe te kualifikohesh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje