Kuzhe: Doja të bëja këtë skuadër që të luante si europiane

12 Tetor 2011, 12:06Sport TEMA

 “Bosnja 1-0 është?”, thotë Josip Kuzhe, tek del nga dera e sallës së konferencave për shtyp. Duket sikur don të thotë: “Bosnja po mund Francën brenda e jo neve në shtëpinë e vet”. Ka një, “Po mister, por po vazhdon”…

Ka një lloj përhumbjeje në fytyrën e trajnerit tonë kur ulet përballë gazetarëve, teksa përmes shefit të marrëdhënieve me publikun në FSHF, Lirim Zalla mëson se, “nuk do të jetë deklaratë, sepse jemi vonuar në televizione, ku kemi detyrime, ndaj kalojmë dirtekt në pyetje.

“Më kanë thënë se s’keni bërë rezultate me Rumaninë, kështu që një barazim është dhe i pranueshëm, megjithëse nuk jam shumë i lumtur”, ka thënë Kuzhe, që më pas ka kaluar edhe në spjegime të karakterit teknik: “Eshtë një rezultat objektiv, duke patur parasysh se kishim përballë një skuadër qëe dallohet në zotërimin e topit, që është e aftë teknikisht dhe që di të të vërë nën vështirësi”.

Kapitull i mbyllur i kësaj ndeshjeje, ndoshta ngaqë edhe të gjithë e dinin fort mirë se nuk do të ishte mbrëmja që do të ndikonte në rinovimin ose jo të kontratës me të. “Nuk e kam patur synim kontratën”, thotë me qetësi e përmes një buzëqeshjeje të lehtë kroati, “dhe ende nuk kam biseduar me presidentin Duka. Ajo që më shqetëson është perspektiva e futbollit shqiptar dhe e Kombëtares. Mbi bazën e këtij shqetësimi duhet biseduar më tej për të ardhmen time. Aktualisht asnjëra palë nuk ka thënë, as po e as jo”.

Nëse nuk je i pranishëm, po ta lexosh “ftohtë” këtë deklarim të tij, realisht që nuk merrv vesh gjë, por kur je aty “Brenda” ndjen se diçka është krisur, pse jo, thyer…

Ndonëse është tepër herët, Kuzhe e bën një rezyme të shpejtë të edicionit: “A mund të bëja më mirë? Sigurisht. Por ka një problem: përtej objektivit – duhet të jesh detyrueshëm optimist, edhe pse e di fort mirë se është tepër e vështirë të kualifikohesh – ajo që duhet evidentuar është se Shqipëria është pak prapa futbollit europian. Dhe përpjekja ime këtu ka konsistuar: doja të bëja këtë skuadër që të luante si europiane”.

Nëse ky ka qenë objektivi që Kuzhe i ka vënë vetes, ai duhet të qëndrojë. Gjatë këtrij edicioni, edhe pse i mbyllur shëmtuar, ka patur ndeshje që Shqipëria i ka luajtur si europiane, madje si e madhe! Por, vështirë të jetë ky “kuti” me të cilin do të “matet” Kuzheja. Ai vend i parafundit i ngjan një grope thithëse…

Në fund mëson lajmin e keq se zëvendësimi i Bogdanit ka qenë i detyruar ngaqë futbollisti është dëmtuar dhe se “duhej të kishim luajtur më fort e më mirë në pjesën e dytë”. Kuzhe ka dashur ta fitojë ndeshjen. Të paktën për ta mbyllur mirë!

7 komente në “Kuzhe: Doja të bëja këtë skuadër që të luante si europiane”

  1. pse te behemi miop?!!! lojtaret si luhet futboll e mesojne 15-18 vjec, per kete duhen fusha, dhe trajner prefesioniste nre rrethe! kuzhe su meson dot ne moshe 26-29 vjec si te vendosen apo si te levizin ne fushe! kur ti kemi kushtet per te stervitur futbolliste si evropa atehere mund te kerkojme te kalojme rumanin apo bjellorusine, po sigurisht mund te matemi dhe me francen ! rraca shqiptare prodhon talente dhe pasion per futbollin ,po s;ka kushte !

  2. vangjel says:

    E cdo ti beje Kuzhe futbollit shqiptar .Kur ne shqiperi nuk luhet futboll.pa ekipe zinxhir .pa terene sportive me nje kampionat ku shiten 90 % e ndeshjeve e ku nuk ka asnje lojtar qe mund te prespektives e qe ka fuqi te luaje me shume se 20 minuta ne ndeshje nderkombetare .

  3. mekaniku says:

    Harrojeni kampionatin SHqiptar,lojtaret qe ka komtaria sot, i stervisin trajneret respektiv te ekipeve ku luajn ne europ,nuk boet fjal per kampionatin SHqiptar ai ka mor fun qy me PPSH,lojtaret e kombetares sot te gjith luajn jasht SHqiperis.

  4. Arjani says:

    FSHF do beje gabim te madh nese do te largoje Kuzhen. Ai eshte i vetmi tjarner i huaj qe tani e njeh shume mire futbollin dhe futbollistet shqiptare.Futbolli yne vuan nga pregatitja fizike ne rradhe te pare.

  5. jack black says:

    heyyyyyy. Se ka fajin Croati po kokat e DEBILEVE Shqiptar qe akoma se kuptojne se jetojne ne Europe dhe jo Taxhikistan. qe d.m.th te sillen civilizues ne fushe dhe jashte saj dhe jo si Harbuter. masej mos u nini mo se adhe korrupsioni bon punen e Vet.

  6. raimondi says:

    Ky Kuzhe gjeti rehat tek kombetarja jone , se ata drejtusat e federates sone jane te gjithe pyka ne diell — dhe ky eshte ne rregull
    se Shkon nga humbja ne humbje ma ballin lart loooooooooooool

  7. Nuk e kuptoj përse kërkohet më tepër nga ekipi kombëtar. Niveli i kombëtares i përgjigjet nivelit ekonomik social e shoqëror të Shqipërisë. Asnje shtet tjetër i varfër nuk ka nivelin e futbollit të shteteve si Gjermania , Holanda, Italia,etj. Atëhere përse duhet të bëjë perjashtim Shqipëria. Sot nuk mjafon vetëm dëshira për të luajtur futboll, pa një infrastrukturë të domosdoshme për ekipet e fëmijëve dhe të rinjve. Interesi i vetëm në Shqipëri është ndërtimi i pallateve dhe jo i fushave të futbollit. Shqipëria ka specialistë të mirë të futbollit, por fatkeqësisht nuk kanë asnjë hapësirë për ta zhvilluar atë. Pa një zhvillim të mirëfilltë ekonomik, ky vend asnjëherë nuk do të ketë futboll elitar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje