Sigurisht me atë mot gjithkush nga vrapuesit do ishte tunduar. Por vetëm njëri arriti të marrë autobusin për rreth 10 kilometra. Ka ndodhur kështu me garën e maratonës në Britani, kur Rob Sloan i hipi autobusit dhe më pas priti nën një pemë derisa pa në sfond vrapuesit dhe u bashkua, duke përfunduar sërish … i treti.
Më pas doli në TV dhe tha se kishte bërë gjithçka mundi për të dalë i treti.
Por e tradhtuan tre gjëra.
Së pari autobusi ishte i mbushur me spektatorë që po ndiqnin garën.
Së dyti, personi që kishte qenë në vend të tretë gjatë gjithë garës, u trondit kur i thanë se je i katërti.
Dhe së treti, organizatorët e garës thanë se ai është i vetmi njeri që ka vrapuar më shpejt në pjesën e dytë të garës se në të parën.
Sloan ka pranuar se mashtroi, atij iu hoq medalja dhe është cilësuar një turp për atletikën britanike.
Rob Sloan
me siguri ka origjine shqiptare ky shoku———ahahahahahahahahaha
Jo jo, s’ka origjine shqiptare, por ka pare filmin “Shoku yne Tili”.