Besnik Hasi në 'pole position' për stolin kuqezi

13 Tetor 2011, 16:58Sport TEMA

Besnik Hasi mund te ulet në stolin e Shqipërisë duke filluar nga dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë në muajin nëntor, kundër Azerbajxhanit dhe Maqedonisë. Nëse nuk do të ketë ngjarje të jashtëzakonshme dhe nëse të dy palët do të bien dakord për detajet, zv.trajneri i Anderlehtit do të firmosë një kontratë dy vjeçare me efekt deri në mbyllje të eliminatoreve të Brazil 2014.

Lajmin e konfirmon gazeta “Sport Ekspres” sipas se ciles informacionet vijne nga burime te besueshme brenda ne FSHF. Besnik Hasi është zgjedhja e parë e FSHF-së dhe do të ketë shumë shpejt një takim me presidentin Armand Duka dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt në KE.

Ai duhet të bindë këta të fundit se është gati për “stolin e madh” në mënyrë që të hedhë firmën mbi kontratë. Për të tjerat, gjërat duken krejtësisht të qarta: Hasi është i pari në listën e preferencave të presidentit Duka dhe stafit të tij të ngushtë.

Emri tjetër që grish presidentin është Bledar Kola, por Besnik Hasi ka më tepër eksperiencën në nivele të larta, si lojtar thuajse çdo sezon në Champions League ndërsa si trajner ka katër vjet në rolin e ndihmësit te Anderlehti, një klub i një niveli të lartë në Europë.

Federata pëlqen te kosovari edhe karizmën e tij dhe ambicjen për t’u bërë një emër i rëndësishëm në këtë rol. “Nëse nuk do e kisha këtë ambicie absolutisht që do ta lija menjëherë punën si ndihmës. Po grumbulloj përvojë. Në një fazë të karrierës dua të drejtoj përfaqësuesen e Shqipërisë. Do të ishte një nder i madh për mua që një ditë të mund të jepja kontributin tim për kombin tonë në këtë rol”, pat thënë disa kohë më parë, Besnik Hasi.

Presidenti Duka do të ketë sot një konsultim të fundit me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv përpara se të zgjedhë pasaardhësin e trajnerit Kuzhe. Një zgjedhje që i ka të gjitha shanset të jetë, Besnik Hasi. Ai ka qene nje lider edhe ne fushe per Shqiperine luante dhe eshte cilesuar gjithmone si nje lojtar inteligjent dhe qe punon shume.

Federata pritet që të ndahet me Kuzhen ditët e ardhshme. Trajnerit kroat do i kërkohet, duke qenë se dy palët kanë një mardhënie të shkëlqyer që të mbyllë para kohe marrëveshjen që skadon në fund të muajit dhjetor, për t’i dhënë mundësi teknikut të ri që të drejtojë skuadrën në dy miqësoret e muajit nëntor. Vetë Kuzhe e nënkuptoi një zgjidhje të tillë, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Rumaninë.

7 komente në “Besnik Hasi në ‘pole position’ për stolin kuqezi”

  1. tg usa says:

    nuk vume mend me te huajt
    kemi mjeshtra shqiptare Astrit Hafizi,Demollari,Bledar Kola, cim muca,josa,ky qe kishte korcen deri tani etj.

    1. korabi says:

      o eladhiot po i huaj te duket ty ky besnik hasi.

  2. Argita_B says:

    Federata nuk mund te merret vetem me zgjedhjen e trajnereve, pasi fundi i fundit, trajneri i kombetares perzgjedh lojtaret qe luajne neper klube.
    FSHF duhet te filloje qe nga futbolli amator, pra te organizoje strukrurat ne menyre qe çdo shqiptar te kete mundesine te luaj futboll. me pas kategorite me te larta, pra klube ne te cilat ka ekipe te çdo grupmoshe, nga femijet deri te te riturit.
    Kur FSHF-ja te kete ngritur keto struktura, mund te merret me pas me klubet elitare.
    Per klubet elitare, duhet ne rradhe te pare de percaktohet statusi juridik, pra te shnderrohen ne kompani te vliat mund ti sjellin fitim aksionereve te tyre, pasi nuk ka budallenj ne kete bote qe te investojne ne klube pa asnje lloj sigurie se mund te fitojne nje dite mbi investimin e bere.
    FSHF merret vetem me kombetaren dhe e ka shnderruar futbollin ne nja sport qe eshte per te ardhur keq, nje sport te mjerushem me stadiume boshe, ku ka vetem sharje, korrupsion, shitje ndeshjesh.

  3. ologi says:

    nuk bejme perpara ne jo kedo qe te sjellesh , a ka shqiperia talente , sigurisht ka , po si do veje halli , duhet te shkarkohen nga lart poshte , jo vetem nga posht , kombetarja eshte si puna e pemes , pema qe te prodhoje duhet te krasitet , dhe krasitja fillon nga lart , kemi nje F SH F , te korruptuar , per pa aftesise se kesaj apo ndoshta dhe nga rrushfetet , shqiperia po humbet talentet ne qdo sport ,neve na behen te ditur se opa morem nje tranjer te huaj kaq rroga kaq kjo , ve nje shall ne qaf tranjeri , leket e kontrates , leket e tjera pas dore , pastaj kur te eliminohemi , ata ikun , po neve na thojn se e shkarkuam , ky tranjer duhej te shkarkohej qe ne ndeshjen me luksenburgun , duhej ta linin biles atje fare ,qfare te pressh nga , Duka pastaj nga biznezi i vezeve , ne F SH F

  4. Arseni says:

    Sa turp qe dikush e quan”te huaj” Besnik Hasin,kur e mendon qe denbabaden ,ne dhjetera breza ka folur vetem shqip.Profesionalisht nuk e gjykoj dot,por jam i sigurt qe per kombin e tij dhe tonin do te japi maksimumin.

  5. ak says:

    Per keto 2 vjet objektivi i kombetares duhet te jete te ndertoje nje ekip kompetitiv .jo objektiv per grumbullim pikesh. roshi me rumanine ishte 1sh urime ketij djali vazhdo keshtu

  6. Mos gjykoni trajnerët! Edhe Murinjo po të vijë; Shqipëria do të ketë të njejta rezultate. Kryesore është rritja e kushteve optimale për të luajtur futboll në Shqipëri. Përvec kësaj janë lidhjet e interesave politike, ekonomike, klanore dhe familjare të cilat po e dëmtojnë shumë futbollin shqiptar si në cdo aspekt tjetër. Imazhin e futbollit tonë e kanë shkatërruar njerëzit e papërgjegjshëm. Këta të fundit , një herë e detyrojnë kombëtaren e Suedisë të stërvitet në Qemal Stafa pa ndricim dhe ditën tjetër i dëbojnë nga fusha e stërvitjes. Herën tjetër Danezët lahen me ujë të ftohtë, duke përfunduar në skandalin më të madh, tek ndërprerja e ndeshjes midis Realit dhe Gramozit për shkak të defektit elektrik. Nuk mund të ketë ngritje të futbollit me këta njerëz të korruptuar të cilët mendojnë se si të vjedhin , nga reklamat, shitja e të drejtës televizive e deri tek përfitimi i parave të biletave të shitura në mënyrë të paligjshme. Shumica e lojtarëve të kombëtares luajnë jashtë , të larguar dhe të blerë nga klube mediokre lirë dhe me shumë vështirësi. Dhe kjo vjen jo nga mungesa e aftësive të tyre por është rezultat i keqtrajtimit të tyre si sportistë në Shqipëri që në vegjëlinë e tyre. Këta u stërvitën në fushat me baltë ose me gurë duke ju munguar dhe kushtet më elementare, si baza materiale dhe dushi i ftohtë për larje , sepse për ujë të ngrohtë as nuk bëhet fjale. Përse duhen ndërruar trajnerët? Drejtuesit e futbollit i ndërrojnë trajnerët sepse ata duan të mbulojnë paaftësinë e tyre në mënyrë që të manipulojnë publikun, se fajtor gjithmonë është trajneri. Pra dhe futbolli është rezultat i politikës shumë të keqe qeveritare dhe shtetërore e cila ndikon fuqishëm në përparimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje