Alegri: Ibra-Kasano nuk përbëjnë problem

14 Tetor 2011, 17:20Sport TEMA

Pavarësisht së Milani do të ndeshet të shtunën me Palermon, një sfidë e vështirë kjo, gjithë vëmëndja është përqnëdruar tek deklaratat e dy sulmuesve Ibrahimoviç dhe Kasano, që janë shprehur të lodhur nga futbolli.

Por, trajneri i kuqezinjve, Masimiliano Alegri, është shprehur i qetë, duke deklaruar se Ibra dhe Kasano kanë ende shumë për të dhënë në fushën e lojës.

“Kasano është duke bërë gjëra pozitive, si me Milanin, ashtu dhe me kombëtaren. Duhet të vazhdojë kështu. Ibrahimoviç nga ana tjetër është në një gjëndje shumë të mirë fizike dhe për mu kjo ka vlerë. Tashmë mendoj vetëm për Palermon, të cilën duhet ta mundim”, ka thënë Alegri në deklaratën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje