Historianët kanë gjetur prova që sugjerojnë se futbolli është 350 vjet më i vjetër nga sa mendohej më parë. Ekspertët besonin se versioni modern i lojës u krijua në shekullin 19, me dhjetëra lojtarë në fushë, e cila ishte mbi dy kilometra e gjatë.
Megjithatë, dokumentet sugjerojnë se mbretërorët e Britanisë organizonin lojëra më pak kaotike në oborret e tyre që në fund të shekullit të 15. Topi i krijuar me lëkurë derri nuk mund të prekej me dorë, por vetëm me këmbë. Lojtarët kështu tregonin aftësinë e tyre me prekjen e topit. Fusha ishte sa gjysma e fushës së sotme.