Familja e mesfushorit serb të Juventusit, Milosh Krasiç, është përballur me një shaka të fatit. Babai i Krasiç është përplasur në një aksident automobilistik në Mitrovicë me të vëllanë, i cili ka gjetur vdekjen.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën, por është bërë publike vetëm ditën e sotme nga pressonline. Babai i Krasiç është i shtruar në spitalin e Mitrovicës dhe ende nuk e di që i vëllai ka gjetur vdekjen në aksident.
Mesfushori juventin Milosh Krasiç ka lindur dhe është rritur në pjesën veriore të Mitrovicës dhe aty ka një pjesë të familjes. Ai gjithmonë është shprehur se i vjen keq për ndarjen mes serbëve dhe kosovarëve në Mitrovicë. Krasiç, që ka qendruar deri në moshën 15-vjeçare në Mitrovicë, ka thënë se ka pasur shokë kosovarë dhe kthehet shpesh herë në Mitrovicë, ku do të donte të jetonte gjithmonë, nëse nuk do të ishte bërë futbollist.
si ka mundesi ky nje SERB I MIRE …..
edhe mu me cuditi se zakonisht kta qe jetojn ne Kosove na urrejn edhe me shum se ata qe jetojn ne Serbi !