Napoli, theren dy tifozë të Bajernit

18 Tetor 2011, 11:46Sport TEMA

Në prag të sfidës së Ligës së Kampioneve mes Napolit dhe Bajernit të Mynihut, është shënuar një ngjarje e rëndë. Dy tifozë gjermanë, të cilët kanë qenë duke ecur më këmbë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në rrugët e Napolit, janë goditur me thikë.

Sipas policisë italiane, ata janë goditur nga disa persona me motoçikleta pa ndonjë motiv.

Për fatin e mirë, pas shtrimit në spital, dy tifozët përkatësisht 47 dhe 42 vjeç, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje