Ndërsa tashmë është zyrtare që ky sezon do të jetë i fundit për Del Pieron tek Juventusi, kanë filluar të qarkullojnë idetë e para për të ardhmen e tij.
Sipas “Daily Mail”, Del Piero ka shumë adhurues në Angli dhe për këtë arsye, ndoshta sezonin e ardhshëm, edhe pse tashmë është 36-vjeç, ai mund të luajë në Premier Ligë.
Del Piero ka lënë një kujtim të mirë në Angli, sidomos në disa sfida radhazi me Mançester Junaited në Ligën e Kampioneve. Madje, pas rënies së Juventusit në Serinë B, Junaited tentoi që ta merrte Del Pieron në gjirin e vet, por ky i fundit, kuptohet që nuk mund ta braktiste Juventusin në momentet më të vështira të historisë së vet.
Mundësia tjetër, e cila shihet edhe si më e mundshmja, duke qenë se Del Piero ka shprehur adhurimin e tij për Amerikën, është aktivizimi i tij në kampionatin amerikan. Ndërkohë, nuk përjashtohet as hipoteza arabe, duke qenë se sheikët arabë do të ishin të gatshëm të paguanin shuma të mëdha për ta parë Del Pieron që të luajë për ta.
Del Piero ndërkohë, pavarësisht se prej dy ditësh flitet për largimin e tij nga Juventusi, nuk ka folur për këtë gjë, duke shtuar dyshimet dhe misteret për largimin e tij nga Juventusi.
Shumë prej ish-lojtarëve bardhezinj janë shprehur se Del Piero do të donte të vazhdonte të luante akoma për bardhezinjtë, ndërsa kanë kritikuar presidentin Andrea Anjeli për mënyrën dhe momentin që zgjodhi, për të bërë të ditur largimin e Del Pieros nga Juventusi.
ky e sigurt qe iken tek manchesteri se ata e kane fiksim del pieron
Mancehster city se united nuk mer pleq
Munnd te jet i plakur por ka nje teknike te pa diskutueshme dhe ate qe mund ta beje nje lojtari i ri duke vrapuar ky e ben vetem me nje pasim te vetem.shoku shpati