Hasi pranë stolit të Kombëtares, por Duka preferon ende trajner të huaj

21 Tetor 2011, 16:51Sport TEMA

Largimi i Kuzhes nga kombetarja shqiptare ka hapur tashme rrugen per te gjetur zevendesin e tij. Megjithese ishte dicka qe pritej, zyrtarizimi i lajmit per largimin e kroatit ishte hapi i pare drejt nje faqe te re ne historine e kuqezinjve.

Emrat që janë propozuar në tavolinën e Dukës, per te zevendesuar Kuzhen, jane te shumte, gje qe i ‘ka hapur pune’ presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit. Një pjesë e madhe e tyre nuk do të takohen fare, ndërsa pjesa tjetër, me një CV disi më të pasur dhe të përshtatshme për kushtet e Shqipërisë, do të seleksionohet me kujdes.

Synimi i shprehur ne kohet e fundit, ka qene per afrimin e nje trajneri shqiptare per te bere nje faze rindertimi ne kombetare pasi nje brez i tere lojtaresh veterena eshte larguar dhe po largohet. Keshtu qe nje shqiptar mendohet se mund te jete si zgjidhje e mire pasi i njohim me shume problemet shqiptare. Por ana tjeter e medaljes eshte eksperienca, dhe trajner shqiptare me eksperience te mirefillte ne skuadra te medha, nuk ka. Prandaj dhe ne gare kane hyre shume emra te huaj, disa qe jane permendur dhe me pare, por edhe te tjere qe sapo kane dale ne skene si kandidate.

Në këtë mori kërkesash, mësohet se dëshira e madhe e Dukës është të marrë Ervin Kuman, një trajner tepër serioz dhe që në të shkuarën ka drejtuar ekipe si Fejnordi apo Hungaria. Pikërisht drejtimi i kësaj të fundit ka bërë që holandezi të marrë vlerësimet maksimale. Në dy ndeshjet e zhvilluara në kombëtaren hungareze, kreu i FSHF mësohet se ka mbetur i mahnitur nga puna e bërë prej Kuman, i cili arriti të merrte maksimumin me atë skuadër që kishte në dispozicon. Tre ditë më parë, ai dha dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së Utrehtit në Holandë, për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit. Kjo e bën atë të lirë për të hyrë në negociata me Federatën Shqiptare.

Nje tjeter trajner perendimor me nje karriere te gjate si ne fushe ashtu edhe ne pankine, eshte italian Dario Boneti. 50-vjecari nga vendi fqinj duket nje kandidature shume serioze, megjithese sapo eshte futur ne gare. Ai ka eksperience si ne klube ku ka qene ne krye te Dundee dhe Dinamo Bukuresht, ashtu dhe me kombetare ku deri ne mes te muajit tetor ka qene trajner i Zambias. Pikerisht me Zambian ai ka arritur te fitoje grupin eleminator per Kupen e Afrikes dhe ti kualifikoje ata per ne kampionatin prestigjoz te kontinentit afrikan.

Ndërkohë, një tjetër emër mësohet se është ai i kroatit Zllatko Kranjcar. Ky i fundit u shkarkua një muaj më parë nga drejtimi i Malit të Zi, pas një humbjeje me Uellsin. Ai ka qenë në listën e Dukës edhe pas largimit të Ari Han, por gjithçka në atë kohë mbeti një mister. Kranjcar gjithsesi ka një eksperiencë të madhe ndërkombëtare, teksa ka drejtuar edhe përfaqësuesen kroate në Botërorin e vitit 2006 në Gjermani.

Sa i përket Sreçko Katanec, një dëshire të vjetër të Dukës dhe të zyrtarëve të tjerë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ajo duket një kandidaturë jo shumë bindëse. Arsyeja kryesore për këtë është fakti se slloveni ka kërkesa të larta ekonomike, ndërkohë që edhe karriera e tij duket në rënie. Më 6 shtator ai u shkarkua nga drejtimi i kombëtares së Emirateve të Bashkuara Arabe si rezultat i dy humbjeve radhazi në eliminatoret për Botërorin e vitit 2014.

Persa i perket shqiptareve, duket se tashme eshte Besnik Hasi ai qe kryeson kete liste. Nese vendoset per nje trajner vendas, atehere ish-lojtari i kombetares duket mese i sigurte se do te jete zgjidhja e Dukes. Ai duket shume me i favorizuar sesa emrat e tjere shqiptare qe jane permendur si Rudi Vata apo Bledar Kola.

Gjithesesi ne ditet e ardhshme do te mesojme me shume. Hasi pritet te takohet me Duken se shpejti, ndersa takime mund te kete edhe me disa nga trajneret e huaj per te mesuar me shume per kerkesat e tyre ekonomike, qe jane nje tjeter plus per kandidatet shqiptare.

7 komente në “Hasi pranë stolit të Kombëtares, por Duka preferon ende trajner të huaj”

  1. inf says:

    Duka eshte armiku nr 1 i futbollit shqiptar pik.

    1. Aqifi says:

      Kushti kryesor per trajnerin eshte te lere ndeshjet ne tavoline sipas porosive te Dukes dhe antareve te tjere te Klanit te Zemunit. Te tjerat kane pak rendesi…

      1. raimondi says:

        Vetem nga vendet Ballkanike te mos jete se ata shesin ndeshjet

        –Mire do ishte te merte ate Hollandezin , se ai paska drjetuar nje kombetare europiane si Hungaria dhe paska pas sukses

        Ndaj , ai eshte kandidatura me e mire per trajner

  2. sokoli says:

    Po mire, ky haleja vete vendos,vete vulos.-Nuk kaanetare aty ,mblidhen apo nuk mblidhen ndonjehere ato te F.SH.F.

  3. england says:

    Mire do ish qe te merrnim dhe lojtare te huaj ne ekipin kombetar!
    e cfare te bejne trajneret e huaj(qofte ky Guardiola apo Murinjo)
    kur tek ne lojtari me i mire(te pakten ne pratendojme)si Lorik Cana
    nuk po gjen nje vend ne formacionin e Lacios,duke mos folur per
    nje grup te madh lojtaresh qe nuk luajne ne ekipet e tyre perkatese
    si Bogdani,Lala,salihi apo dhe i riu me prespektive Roshi
    Prandaj dhe ky qe po vret mendjen per trajner,t’ja besoj ate post
    vellait te tij,dikur minister i bujqesise ndoshta jep rezultat…

  4. nexhati says:

    Kombetares sone i duhet nje trajner shqiptar perndrysh qfardo emri tjeter i lakuar nuk do te kete sukse.Kemi mjafte eksperte shqiptar andaj tia japim rastin.

  5. tifozi says:

    vertet i doli “boja”futbollit shqiptar.nuk di a ka ndonji “shqiptar”me faqezi se duka,kur do ta kuptojn tifozet se kanceri i kombetares eshte pikerisht ky kriminel duka.apo ndoshta po pret edhe ky nji dit si gadafi vetem se ky nga tifozet shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje