Në prag të derbit më Mançester Junaited, trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, është shprehur se ekipi i drejtuar nga ai, mund të fitojë ndaj Junaited dhe në fund, mund të fitojë edhe Premier Ligën.
“Lojtarët tanë janë me përvojë dhe të fuqishëm. Kemi bërë një nisje të mirë të kampionatit dhe pas tetë javësh jemi në krye të Premier Ligës. Prandaj, nëse luajmë mirë, ne mund të fitojmë ndaj Junaited të dielën”, ka thënë Roberto Mançini.
Ky i fundit tha se objektivi i Sitit është që të fitojë Premier Ligën, edhe pse kjo gjë nuk do të jetë e lehtë, duke qenë se kampionati anglez është më i forti në botë.