Kek: Jam i gatshëm të marr drejtimin e Shqipërisë

25 Tetor 2011, 16:59Sport TEMA

Në ditën që shkëputi kontratën e tij me Federatën e Futbollit të Sllovenisë, të hënën, trajneri Matjazh Kek është shprehur i gatshëm për të drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë. Ish-trajneri i Përfaqësueses së Sllovenisë nuk e përjashtoi mundësinë që të zëvendësojë Josip Kuzhen në krye të Kombëtares kuqezi. Kek 50-vjeçar, në një intervistë për gazetën kosovare “Koha Ditore”, tha dje se është i hapur për të gjitha opsionet që do të gjinden para tij. Emri i tij për të zëvendësuar Kuzhen është lakuar në ditët e fundit nga mediat shqiptare, por edhe nga burime të besueshme pranë FSHF-së, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti.

“Sapo kam shkëputur kontratën me Slloveninë dhe ende nuk kam menduar për ndonjë ekip tjetër. Mirëpo, tani jam i lirë dhe çdo opsion është i mundshëm për të ardhmen time. Jam i hapur për të gjitha ofertat”, deklaroi Kek. Ai mohon të jetë kontaktuar deri tani me krerët e FSHF-së, mirëpo nuk mohon mundësinë që kjo të ndodhë këto ditë.

“Nuk e kam parë të arsyeshme të negocioj me ekipe të tjera, përderisa isha nën kontratë me Slloveninë. Nuk do të kishte qenë normale”, tha ai.

Kek u largua nga Përfaqësuesja e Sllovenisë pasi nuk arriti të sigurojë pjesëmarrjen në fazën finale të Kampionatit Evropian që do të mbahet vitin tjetër njëkohësisht në Poloni dhe Ukrainë. Ai insiston se e njeh mirë ekipin e Shqipërisë dhe se nuk do të kishte problem për të qenë i suksesshëm në krye të “kuqezinjve”.

“Shqipëria ka një ekip shumë të mirë. E them këtë pasi i njoh mirë edhe futbollistët dhe kemi luajtur kundër saj në disa raste. Dyert janë të hapura edhe për Shqipërinë dhe nuk e përjashtoj mundësinë të emërohem në krye të këtij ekipi”, tha Kek.

Trajneri Kek në vitin 2007 mori Përfaqësuesen e Sllovenisë, me të cilën arriti të kualifikohet në Kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010”. Kek para Përfaqësueses së Sllovenisë, ka qenë edhe trajner i skuadrës së Mariborit (2000-2006). Gjatë periudhës në të cilën kaloi si trajner i Mariborit ai pati fituar dy tituj të Sllovenisë. Ai ka drejtuar edhe ekipet U-15 e U-16 të Sllovenisë para se të merrte detyrën e trajnerit të ekipit të parë.

Një nga emrat më të përfolur për të zëvendësuar Kuzhen te Shqipëria është edhe Besnik Hasi, ish-trajner i Shqipërisë, tani ndihmëstrajner tek Anderlehti belg. Ky i fundit është megjithatë favoriti i qartë për të marrë drejtimin e skuadrës. (Sport Ekspres)

7 komente në “Kek: Jam i gatshëm të marr drejtimin e Shqipërisë”

  1. denkoka says:

    ore nuk bohet shqipria me keka e byreka….ne dum revolucion ne cdo fushe te shoqerise…athere rritet edhe niveli i futbollit

  2. raimondi says:

    Absolutisht ne nuk duhet te marrim trajnere nga rajoni i Ballkanit , per arsyen e thjehste se ata nuk kane respekt per kombin tone –

    —Ne ose duhet te marim ndonje perendimor ,ose te vihet trajneri ai shqiptari nga Kosova –Ai eshte shume i mire

    -Me mire te mos kemi trajner fare , se sa te kemi ndonje trajner nga vendet e Ballkanit

    1. templari says:

      cja fut kot ti!!!! pse skan respekt per kombin tone??? me thuj pak . pati me shume respekt arii han apo otto baric edhe kuzhe???? han kur iku tha qe ato nuk kan fuqi te luajne kurse baric edhe kuzhe than qe do ta ken ne zmer shqiperine!!!!!!!!!!!!! hiqeni kte mentalitet qe gjithe vendet e ballkanit e kan me ne!!!!!! me duket sikur jemi ne qe shohim vetem negativ

  3. nikola dauti says:

    -Kam nje propozim per nje “mikun,, tim qe e di mire , qe ky e ka iden e futbollit,si mund te arrihen rezultate brenda dhe jashte fushes, biles qe ne kafeteri nxler rezultat perfekt, dhe mendoj se kombetarja e Shqiperise ka nevoje per te !!! – Ky eshte RIDVAN BODE !

    1. iris says:

      Pse jo i kerene pikes!

  4. DJ Achmed i kil you says:

    ca bojne kto mer lala vetem kroat e slloven marrin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    kane lidh noj kontrate a si eshte puna vine e talli lesht per i vit e ikin—————dhe ankohemi se kane inat————–ne ja bejme vetes perhere te keqijat

    1. Tironci Lugano says:

      Nga australia flet tani ?;)))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje