Që futbolli italian është në krizë, këtë e tregon më së miri edhe fakti se në listën e 50 kandidatëve për trofeun prestigjioz të “Topit të Artë, gjendet vetëm një futbollist italian. I cili, duhet thënë që është plot 34 vjeç dhe drejt fundit të karrierës. Bëhet fjalë për sulmuesin e Udinezes, Antonio Di Natale.
Të paktën italianët mund të ngushëllohen me faktin se kanë tre trajnerë që janë pretendentë për të fituar si trajneri më I mirë I vitit: Roberto Mançini, Fabio Kapelo dhe Masimiliano Alegri. Megjithatë, pretendenti kryesor për të fituar është Pep Guardiola dhe pas tij Hoze Murinjo.
Për futbollistë, trofeu “Topi i Artë” tashmë është e sigurtë që do të shkojë për Lionel Mesin.
Barcelonaprin në listën e 50 kandidatëve për të fituar këtë trofe, me 9 futbollistë: Xavi, Iniesta, Fabregas, Villa, Puyol, Piqué, Dani Alves e Abidal.
Pas Barcelonës renditet Real Madrid me 5 futbollistë: Cristiano Ronaldo, Casillas, Xabi Alonso, Khedira e Oezil.
ajde ajde te krenoesh me nje 66 vjecar si di natale eshte turp,po normal si do te ece futbolli italjan kur ne 10 ndeshje qe luen cdo jave 7 jane te shitura,pastaj po te shikosh mosha mesatare e kampionatit eshte mbi 30 vjec.milani qe eshte kampion ka 15 lojtare mbi 35 vjec,skandal,pastaj mos permendim interin qe nga 25 futbolliste vetem 3 jane italiane dhe keta 3 qe ka nuk jane as per ne hale.ne nje kampionat qe nuk investohet per te rinjte dhe ku gjithe presidentet jane mafioze nuk egziston futbolli,te gjithe duhet te marrin shembul nga Gjermania qe ka supertalente nga 20 vjec dhe luajne ne kombetare.une mendoj se deri ne vitin 2020 do te sundoje gjermania sepse ka super yje ne ekip.topin e arte e fiton Filip Lahm.
Italia e Prandelit nga vendi i 11 qe ishte, tani ne te 5-in, Milani barazoi 2me 2 ne kampnou,aty ku Bajerni e te tjeret kane ngrene nga 4-5. Napoli i vendit te 4-5 ne Itali i beri ZBOR Man.City-t ne Angli qe eshte ne vend te pare. Spanjes kampione bote ,i dhane leksion Pirlo me shoke Sa per lojtaret mbi 30 vjet, ata bejne me shume se nje 20 -23 vjeçar vetem me eksperiencen qe kane ,edhe po te vrapojne sa gjysma e tyre. Shikoni Seedorf, Gigs, Pirlo Van bommel, Pujol etj etj.Cili i ri mund ti zevendesoje 100 per qind ? ASKUSH ! Pse te mos shfrytezohet kjo eksperience e çmuar e akumuluar nder vite ? Mund te jete qe ne kete moment mungojne bomberat apo yjet,por futbolli Italian eshte absolutisht ne ngjitje dhe shpejt do tja degjojme krismen.