Kuzhe: Ja pse u largova

24 Tetor 2011, 17:03Sport TEMA

Ne një interviste për te përditshmen kroate “Jutarnjilist”, ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, ka deklaruar se qëndrimi i gjate ne pankinen kuqezi ishte dhe arsyeja e largimit te kroatit 59-vjeçar nga kombëtarja shqiptare e futbollit.

Sipas Kuzhes, presidenti i Federatës Shqiptare te Futbollit i ishte lutur qe kroati ta mendonte edhe ne momentin e fundit një rinovim te kontratës. “E mbylla sepse nuk mund te rri ne një skuadër për 5 vite rresht. Edhe tre vite janë shume për mua. Qe 6 muaj me pare presidenti i Federatës me deklaroi se përfundimi i kontratës nuk kishte rëndësi dhe ishte i hapur për një rinovim. Edhe një jave përpara këmbëngula te kompletohej menjëherë misioni i trajnerit te ri, edhe pse presidenti mu lut qe ta mendoja edhe njëherë qëndrimin ne Shqipëri, por do te ishte marrëzi,” Tekniku ka bere te ditur me pas ne intervistën për gazetën kroate se kishte një raport fantastik me lojtaret te cilët folën publikisht duke i kërkuar qëndrimin Kuzhes. Por respekti ishte dhe nga tifozët e drejtuesit e federatës. I pyetur për skuadrën e tij te re qe sipas Kuzhes është klub dhe jo kombëtare, tekniku kroat deklaroi se nuk ka asnjë te re dhe se deri ne datën 1 janar do te vazhdoje te paguhet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

2 komente në “Kuzhe: Ja pse u largova”

  1. CFURKU says:

    PAGUAN DUKA ME PARET E DROGES.

  2. Delia says:

    These pieces really set a stnaadrd in the industry.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje