Kosova mbetet në zemrën e Shaqirit

24 Tetor 2011, 10:30Sport TEMA

Xherdan Shaqiri thotë se e ka Kosovën në zemër, edhe pse u rrit në Zvicër dhe luan për përfaqësuesen e këtij vendi. Futbollisti gjilanas ka folur për jetën e tij private, sidomos për familjen. 20-vjeçari ndihet mirë në Zvicër, ku e kaloi pjesën më të madhe të jetës.Xherdan Shaqiri është rritur në Zvicër dhe e ka marrë kulturën e këtij vendi, por nuk e harron asnjëherë vendin e të parëve të tij, Kosovën.

Futbollisti gjilanas ka zemër të madhe dhe ka hapësirë për të dyja vendet. “E kam në zemër Kosovën dhe Zvicrën”, ka thënë 20-vjeçari, në një intervistë për uebfaqen zvicerane, aargauerzeitung.ch.

Shaqiri kishte shkuar në Zvicër kur ishte fëmijë. Ai është pritur mjaft mirë në vendin helvetik. “Ishte një avantazh për mua, kështu që kam mundur ta mësoj gjermanishten në mënyrë më të shpejtë dhe që ta absorbojë kulturën zvicerane”, shtoi ai.

Ndërkohë, ai përkujdeset edhe për familjen e tij. “Babai im është pronari i shtëpisë, gjë e cila nuk do të ndryshojë kurrë”, vazhdoi përfaqësuesi zviceran. Ai është mjaft i lidhur me familjen. “Kjo gjë më ka mbajtur deri tash, duke qëndruar me këmbët në tokë”, thotë Shaqiri.

Nëna e tij punon në një shërbim pastrimi, edhe pse nuk ka shumë nevojë për para, duke e pasur parasysh se Xherdani paguhet mirë. “Por, ajo punon për veten, në mënyrë që të mos rrijë pasive tërë ditën. Ajo ka nevojë për punë”, nënvizoi Shaqiri. Ai është mjaft i pëlqyer nga zviceranët. Shaqiri po ashtu ia kalon mirë me njerëzit dhe pëlqen mjaft organizimin dhe kulturën e shtetit. Por, i vjen keq që nuk ka det në Zvicër./Express/

4 komente në “Kosova mbetet në zemrën e Shaqirit”

  1. DJ Achmed i kil you says:

    Bravo Shaqo je talent,,,,,,,,,,,,,por edhe pse je rrit ne Zvicer prape baben e quan pronar jo kryefamiljar,,sic i takon————– ske ci ben te ndjek nga pas zakoni anadollak

    1. tony bruxel says:

      Achmed ke te drejte ai anadollak ti ashkali i iranit

  2. Jugori says:

    Kosova eshte krahine e shqiperise,njesoj si myzeqeja apo laberia,pavaresisht se te huajt e ndane me force-kete duhet ta kishin mesuar prinderit Xherdan!

  3. xherdan shaqiri SUKSESE,,, dhe sigurisht qe na behet qejfi te arrij majat me te larta ne futboll! un e konsideroj shqiptar si gjithe te tjeret, shqiptar i Shqiperise se Madhe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje