Interi, që është në një krizë të thellë rezultatesh, tashmë ka nisur një sulm frontal ndaj arbitrave, duke i akuzuar se po japin shumë penallti kundër ekipit zikaltër.
Në tetë ndeshje në kampionat, Interi është ndëshkuar me 5 penallti. Edhe dje në ndeshjen ndaj Atalantës, zikaltërit u ankuan për një penallti të dhënë kundër tyre në minutën e 89, por që u prit nga Kastelaci.
Drejtuesit më të lartë të Interit, duke filluar nga presidenti Morati, tek trajneri Ranieri, kanë akuzuar arbitrate se po japin shumë penallti kundër zikaltërve.
Këto akuza janë shtuar në prag të sfidës delikate me Juventusin, për të shtuar presionin mbi arbitrin e ndeshjes.
Tek zikaltërit tashmë janë rikthyer makthet e së kaluarës, kur u dukej se të gjithë ishin kundër tyre.
Perkthim i bukur nga mediat e Sulltan Al-Berluskonit dhe fytyrqenerve te pinjolleve te familjes mafioze Agnelli.