Besnik Hasi, gjithmonë e më pranë marrjes së drejtimit të Kombëtares

26 Tetor 2011, 12:09Sport TEMA

Skuadra belge e Anderlehtit po përgatitet për një largim të mundshëm të Besnik Hasit. Sipas mediave vendase, drejtuesit e kësaj skuadre kërkojnë të afrojnë në rolin e zëvendëstrajnerit Nikolas Frustos, argjentinasin 30-vjeçar, i cili ka luajtur më parë me Anderlehtin.

Sigurisht që nuk është e vështirë të bësh lidhjen e lëvizjeve të fundit në klubin belg me emërimin e Hasit në krye të kuqezinjve. 40-vjeçari gjakovar mbetet zgjedhja e parë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili të enjten e kaluar shtrëngoi duart me Josip Kuzhen për bashkëpunimin që kishin qysh nga maji i 2009-s.

“Trajner i Shqipërisë me siguri do të jetë Besnik Hasi”. Këto janë fjalët e zyrtarëve të FSHF-së, të cilët u referohen bisedave konfidenciale që kanë patur me presidentin Duka. Gjithsesi, ky i fundit është treguar shumë i rezervuar me mediat, ndoshta sipas një marrëveshjeje të heshtur me Hasin. Ish-futbollisti i kombëtares, 40-vjeçari Besnik Hasi, fillimisht i ka kërkuar Dukës një rrogë të majme, por mundësitë e FSHF-së janë për më pak, ndaj palët i kanë dhënë kohë njëra-tjetrës për të reflektuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje