Arsenali poshtëron Çelsin në shtëpi

29 Tetor 2011, 17:10Sport TEMA

Arsenal ka shënuar një fitore të jashtëzakonshmne në Stamford Bridge duke e mposhtur Chelsean në një pasdite plot gola me rezultat 3:5. Figura tragjike quhet sërish John Terry. Gjithsesi, Chelsea e nisi shumë më mirë, duke shënuar nëpërmjet Frank Lampard në minutën e 14. Robin Van Persie shënoi në të 36 për barazimin e parë. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Chelseat kur shënoi në një tollovi John Terry.

Arsenal e nisi shumë më mirë pjesën e dytë duke shënuar me Santos për barazimin e dytë. Gunners kaluan për herë të parë në epërsi me një gol fantastik të Theo Walcott në minutën e 56. Por, i shkëlqyeshmi Juan Mata shnëoi një super gol në minutën e 81 për barazimin 3:3. E kishte ende kohë për gola të tjerë. Fillimisht në minutën e 85 John Terry pati një rrëshqitje të famshme për t’i lejuar Van Persiet të kalojë Cheh-un për të shënuar për një tjetër epërsi.
Holandezi në formë kompletoi hat-trickun në kohën shtesë për fitoren e madhe që kthen besimin e skuadrës së Wenger, dhe vështirëson punët për Andre Villas Boas. /indeksonline/

5 komente në “Arsenali poshtëron Çelsin në shtëpi”

  1. saluku says:

    Bravo urime Arsenalit !Besoj se kjo do te perbeje kthesen qe te pakten te arrije te kualifikohet per champions vitin tjeter, pasi sivjet duhet thene se perberjen nuk e ka shume kualitative.
    qenia ime tifoz me te uroj ti sjell fat se sa per shqiperine vetem se te zeza kam sjelle.
    Le te thone po te doje Edvin RAMA qe nuk eshte tifoz kryeministri.
    Nga i juaji SALI BERISHA

  2. saluku
    Pak si veshtire qe Ganers te shkoj ne Champions per te mos thene e pamundur.

  3. leo cambs says:

    shpartallim, por nga te gjitha anet ama. Ne qofte se ka skuader qe mund ta bej kete emri eshte “Arsenal”. Champions league ha ha piece of cake for my boys. Come on you gunners show them what u made of.

  4. flamurtari says:

    hallall arsenal fitoi zemra kunder miliardave

  5. kola says:

    celesi sduhej ta heqte ancelotin , ska me turp 5 ; 3 ne shtepi ,turp , abramoviq po tregohet si morati , ska haber nga futbolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje