Trajneri i Interit, Klaudio Ranieri, në prag të sfidës me Juventusin, ka vijuar akuzat e tij për penalltitë e dhëna kundër zikaltërve, që sipas Ranierit, nuk janë të drejte.
“Nëse vazhdojmë kështu, atëherë deri në fund të kampionatit do të jepen 25 penallti kundër Interit. Shpresoj që arbitrate të jenë më të kujdesshëm”, ka “këshilluar” ranieri gjyqtarët, në prag të ndeshjes me Juventusin.
Në lidhje me ndeshjen, edhe pse ka drejtuar për dy vjet me radhë Juventusin, Ranieri ka thënë se nuk ndjen asgjë të veçantë, duke pohuar se për të, kjo ndeshje është si gjithë të tjerat.