Partizani i ditëve të sotme i ngjan një fëmije, i cili ende nuk ka mësur të ecë me këmbët e veta, prandaj derisa të bëhet zot i vetes kërkohet mbështje e gjithanshme. Problem për të kuqtë, që janë pjesëmarrës në kategorinë e dytë, mbetet zhvillimi i ndeshjeve brenda. Pas një krize të stërzgjatur, te Partizani thuhet se po rilindin financat, por sërish ata nuk kanë fuqi t’i paguajnë stadiumet e kryeqytetit.
Prandaj administratori i deleguar nga Ministria e Mbrojtjes në krye të të kuqve, Gjergji Thaka, sot do t’i drejtohet kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, me anë të një letre, ku kërkohet që Partizani ndeshjet brenda t’i luajë në stadiumin “Selman Stërmasi”, sigurisht, pa paguar tarifën që të hap dyert. Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit, Lulzim Basha është shprehur se e ka në platformën e tij rikthimin e derbit historik të kryeqytetit, Partizani-Tirana.
Momentalisht në Bashkinë e Tiranës flitet vetëm për klubin “Tirana”, ku në treg qarkullojnë shifra me miliona euro. Para disa kohësh këtë kërkesë që sot do ta depozitojë adminitratori Thaka në bashkinë e kryeqytetit u lëshua edhe nga tifozët e kuq, por asnjë reagim. Tifozeria e Partizanit i kujton kryebashkiakut Basha se edhe ata janë taksapagues të kryeqytetit, kështu që kërkojnë përkujdesin e tij edhe ndaj të kuqve.
Të kuqtë nuk kërkojnë financim me para “të thata” nga kryebashkiaku Basha, por thjesht që ai t’i hapë dyert e stadiumit “Selman Stërmasi” për ekipin e tyre. Stadiumi “Selman Stërmasi” është nën administrimin e bashkisë së kryeqytetit, prandaj, sipas të kuqve, nëse Lulzim Basha e ka ndarë vërtet mendjen për të rikthyer derbin, si nisëm e parë do të ishte strehimi i “demave të kuq” në stadiumin në fjalë.
Partizani i shtrin dorën kryebashkiakut Basha në një moment të vështirë, kur dihen financat e tyre, pasi pas janarit gjërat mund të shkojnë në sensin e duhur, sipas rregullave të ekonomisë së tregut. Pra, kjo kërkesë e Partizanit shikohet si një gur prove ndaj premtimeve të kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Ketu do duket nese Basha i kishte ate deklarate premtim per zgjedhje apo dashamiresi per sportin kryeqytetas.
Ne se nuk gabohem Partizani ishte skuader e Ushtrise Popullore dhe fatin e saj do te kete per fat te keq.
fatkeqsisht krenaria e sporteve shqiptare klubi Partizani ka 20 vjet qe sabotohet nga katalet dhe maloket…sot ne futbollin shqiptar dalin emra qesharak si kamza laci erseka ..nga ku jane dhe katunaret ne qeveri… Tirana ekipi i zejtarve cafre do qe te bejne nuk behet kurre ekip..
O pseudonim Pano,me tre fjalite e para dhe tre rjeshtat e pare je ne rregull po ke fjalia e katert dhe rrjeshti i katert e dhjeve,i pari qe do te beshtynte mu ne goje per ate qe thua per Tironen do ishte i modhi PANO.
Ooo ATZ,ne se nuk gabohem, Saliu ka qene Sekretar i byrose se Partise se PPSH ne Spitalin e Tiranes, e si komunist i duhet te qendroje i forte