Morati nën akuzë, tifozët i kërkojnë largimin

31 Tetor 2011, 18:23Sport TEMA

Një vit e gjysmë nga pika më e lartë e jetës së tij zikaltër, Masimo Morati ka prekur të shtunën në mbrëmje fundin e popullaritetit të tij interist. Mes të akuzuarve për një humbje djegëse, që e ka zbritur Interin 11 pikë nga Juventusi, është edhe presidenti zikaltër, fajtor që ka dëgjuar tifozët, pasi ka çuar dëm dy vjet kot. Pika problematike është gjithnjë ajo: drejtuesit nuk kanë punuar në merkato për të përforcuar dhe rinuar organikën.

Vetë presidenti dje ka predikuar për qetësi: “T’i marrim ndeshjet me radhë, duhet pasur durim, – tha Morati. – Pjesa e parë ishte e bukur, në të dytën nuk luajtëm mirë, më vjen keq për këtë. Megjithatë problemi nuk është Ranieri. Merkato? Në janar do të shohim ç’do të bëjmë”.

SHËNJESTËR Morati, i cili një javë më parë jo rastësisht kishte vizituar skuadrën për të kërkuar ta motivojë në prag të ndeshjes kundër Juventusit, i druhej shumë një dështimi të ri. Pasi ka pësuar humbjes e radhës – e 7-ta në 13 ndeshje zyrtare në këtë sezon – numri një i Interit e la “San Siron” i nxirë në fytyrë dhe çuditërisht pa thënë asnjë fjalë. “Arratisja” nga stadiumi nuk ishte pa dhimbje, sepse tifozët e vunë në shënjestër, duke e fyer, edhe rëndë madje disa, i kërkuan edhe të shesë klubin.

Arsyeja është e lehtë të kuptohet: pas dy sezoneve verore pa blerje të mëdha, tifozët zikaltër akuzojnë Moratin se ka hequr dorë gradualisht nga klubi dhe se nuk kërkon më të investojë (duhet thënë ama që Këshilli Administrativ ka mbuluar 40 milionë euro borxhe). Që këtu sulmi frontal.

GABIME Megjithatë kjo nuk mjafton për të sqaruar një raport mjaft në krizë. Morati dhe më shumë në përgjithësi drejtuesit e tij, kanë përfunduar në shënjestër të tifozëve edhe për zgjedhje të bëra pas largimit të Mourinjos. Benitezi në fillim dhe Gasperini pastaj janë konsideruar gabime të pafalshme që kanë pasur një rol të rëndësishëm në atë që sot është momenti më i keq i historisë interiste prej 65 vjetësh. Një fillim kaq shkatërrues nuk shihej tek Interi nga 1946-1947, sezoni që në fund u mbyll në vend të dhjetë. Që në ditët tona do të thotë asnjë trofe dhe arkat e klubit në rënie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje