Rudi Vata, trajner i Vllaznisë

31 Tetor 2011, 15:35Sport TEMA

Marrin fund dilemat për postin e trajnerit të Vllaznisë. Rudi Vata do të jetë njeriu që do pasojë Mirel Josën në pankinën shkodrane. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare në këtë mënyrë do ta nisë punën e trajnerit pikërisht me skuadrën e qytetit të tij.
Për postin e trajnerit të ekipit shkodran ka pasur dy kandidatura, ajo e Vatës dhe e Starovës. Ky i fundit, ndonëse fillimisht shfaqi dëshirën e tij për të drejtuar Vllazninë, më pas nuk mund të heqë dorë me sa duket nga ekipi i Teutës.
Kështu ende pa u mbushur java nga largimi i Mirel Josës nga ekipi, Vllaznia e gjen trajnerin e saj.

1 komente në “Rudi Vata, trajner i Vllaznisë”

  1. TRAJNER I PAPROVUAR NDONJËHERË!
    SHPRESOJMË REZULTATE POZITIVE PËR VLLAZNINË!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje