Superliga, Flamurtari fiton në Ballsh

31 Tetor 2011, 18:33Sport TEMA

Flamurtari arriti një fitore të rëndësishme në Ballsh, në ndeshjen e javës së shtatë të Superligës Shqiptare, të luajtur të hënën.

Fjodor Xhafa kaloi në avantazh vendasit gjatë pjesës së parë me një goditje nga jashtë zone, duke krijuar iluzionin e një fitoreje të thjeshtë për Bylisin, sidomos pasi një sezon më parë, një gol i vetëm i tij kishte mjaftuar për të siguruar tripikëshin ndaj vlonjatëve.

Megjithatë, reagimi i kuqezinjve ishte i shkëlqyer në pjesën e dytë, ku golat e Lenës, Hysës dhe Sakajt i dhanë Flamurtarit një fitore të shkëlqyer, në një prej fushave më të vështira të kampionatit.

Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet një pikë pas Teutës dhe Tiranës, dy kryesuesve, që arritën gjithashtu të ishin të suksesshëm në transfertë, në ndeshjet e luajtura të dielën.

2 komente në “Superliga, Flamurtari fiton në Ballsh”

  1. Bushi says:

    SUKSESE TË MËTEJSHME TRAJNERIT LUTAJ! I CILI ERDHI PRANË FLAMURTARIT ME CILËSITË E TRAJNERIT EVROPIANO-PERENDIMOR, SI AFTËSITË TEKNIKE, DISIPLINA DHE MË E RENDËSISHMJA: KOMUNIKIMI MIQESOR ME LOJTARËT E EKIPIT.

  2. Landi- Sverige says:

    Forca Vlora. Gjithmon e vetme por gjithmone triunfuse ndaj mafjes se futbollit shqiptar. Ti je legjenda e futbollit modern shqiptar te viteve 1980-1990. Kujtoje me nostalgji gjthmone ate ekip legjendar si Cipi, Taho, Iljadhi, i paharuari Petro Ruci, Ferko, Zijaj, Gjondeda, Vasil Ruci, Kushta, Bubeqi etj. Ishim gjithmone neper shkallet e stadiumeve, ne Vlore, Tirane, Shkoder, Elbasan, Durres, Lushnje, Fier, Berat e Gjirokaster, duke brohoritur per ekipin ton te zemres. Si mund te mos kujtojme ato ndeshje legjendare me Partizanin e Beogradit, me Barcelonen etj. takime te medha nderkombetare.
    Vazhdoni dhe ju traditen e bukur te futbollit vlonjat. Forca Vlora.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje