Federata Shqiptare e Futbollit është duarlidhur para dhunës që vjen nga tribunat “Vip” të stadiumeve shqiptare. Politikanë të ndryshëm, (sidomos ata që vijnë nga qytetet e vogla) që për fatin e keq të futbollit kanë qëlluar edhe sportdashës janë shpesh protagonistë të ngjarjeve të turpshme. Sharjet, kërcënime me armë (me apo pa leje) dhe deri te dhuna e drejtëpërdrejtë, si shkelmat e grushtat (ndaj kundërshtarëve apo arbitrave) janë pjesë e një repertori që fatkeqësisht nuk po arrin të limitohet. Pamjet filmike ku duket qartë deputeti i Peqinit, Dashnor Sula, ndërsa tenton të godasë arbitrin e ndeshjes Shkumbini-Laçi, Albano Janku, jo vetëm që nuk i bëjnë ndonjë nder burrërisë së autorit, por nuk ndihmon as skuadrën e tij të zemrës (Shkumbini është dënuar shpesh edhe për bëmat e të fortit të saj) dhe sidomos vetë futbollin shqiptar. Gjithashtu vë në siklet Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila deri me tani nuk ka marre asnje mase ndaj ketyre ngjarjeve te shemtuara dhe te denueshme./sportekspres
me keta sharlatan qe kemi ne palament nuk ikim dot para te ket turp ky DEPUTET AROGANT PA EDUKAT HDE KULTUR
ky eshte perfaqesuesi tipik i kombit tone sot dhe mbi te gjitha i politikaneve! faqja e vertet shqiptare,armik me vellain dhe miq me te huajt!
jeta e perditshme ne Shqiperi eshte kthyer ne lufte dhe ne gjerat me elementare!
Curcill,ish kryeministri britanik thoshte per italianet: ne futboll sillen si ne lufte,ne lufte si ne nje ndeshje futbolli!
Vlen dhe per ne,me armiqte tane – koken ulur,
me vellain lufte!
poshte shkaba! rrofte baba Sala!