Besnik Hasi nuk do të jetë trajner i Kombëtares

3 Nëntor 2011, 13:35Sport TEMA

Besnik Hasi nuk do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë. Kandidatura kryesore e presidentit të FSHF-së, njeriu i dizenjuar nga kreu i institucionit, Armand Duka për të drejtuar kuqezinjtë në edicionin e ardhshëm eliminator nuk ka rënë dakord me kushtet e ofruara. Në këtë situatë dy palët i kanë dhënë dje fund bisedimeve. Federata është kështu sërish në kërkim të trajnerit të ri të ekipit kombëtar. Lajmin e konfirmuan mbrëmë burime zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët preferuan të qëndronin anonime. “Besnik Hasi nuk ka pranuar kushtet e Federatës për t’u bërë trajneri i ri i ekipit kombëtar. Që nga ky moment, presidenti Duka dhe stafi i tij janë në kërkim të një emri të ri për stolin”, i tha burimi gazetës mbrëmë në darkë. Presidenti i FSHF-së, Duka dhe zv.trajneri i Anderlehtit, Besnik Hasi kishin rënë parimisht dakord për termat financiarë por dy palët ishin shumë larg kohëzgjatjes së kontratës mes tyre. FSHF i ofronte një kontratë që zgjaste një edicion, pra rreth dy vite kalendarikë ndërsa ish-futbollisti i kombëtares, nuk pranonte asgjë më pak se dy edicione që do të thotë plot katër vjet. Një kërkesë që zyrtarë të FSHF-së edhe publikisht e kanë quajtur të parealizueshme, për shkak të impaktit të madh financiar që do të kishte ky vendim në rast se rezultatet nuk do të ishin të mira dhe Federata do të ishte e detyruar të prishte kontratën para kohe.

Vetë zv.trajneri i Anderlehtit, Besnik Hasi në një prononcim për gazetën kosovare “Zëri” ka pohuar dje faktin që një ulje e mundshme e tij në stolin e Shqipërisë mund të quhet çështje e përfunduar. ““Më duhet të mbetem me Anderlehtin, ekipi nuk ka shprehur gatishmëri të prishë kontratën që kam me të. Ky është një vendim i vështirë, por përfundimtar dhe është në pyetje diçka që është jashtë vullnetit tim”, i ka thënë Hasi gazetës në fjalë.

FSHF ndërkohë ka nisur bisedime me kandidatë të tjerë. i pari ka qenë, ish-trajneri i Sllovenisë, Matijazh Kek. Ky i fundit mësohet të ketë pretenduar financiarisht më shumë se sa Federata ka në buxhetin e saj për trajnerin e ri, kështuqë edhe kjo kandidaturë për momentin duket e largët. Në FSHF janë vetëofruar rreth 100 trajnerë të huaj për ekipin kombëtar, por presidenti Duka nuk dëshiron ta bëjë çështjen e emrit të stolit kuqezi një “ankand”.  Për këtë arsye, një zgjidhje e shpejtë në kohë e trajnerit mbetet strategjia e tij./sportekspres

5 komente në “Besnik Hasi nuk do të jetë trajner i Kombëtares”

  1. poshte fashizmi says:

    per mendimin tim nje trainer gjerman do tja ngriste prestigjin futbollit tone psh lotar mateos eshte perfekt per shqiperine

    1. SpeedyGonzales says:

      Mateus deshtoi me kombetaren e Hungarise dhe me ate Bullgare.

  2. arbeni nga tepelena says:

    hasi e meriton stolin pasi ka personalitet,por heret a von do te vije.

  3. Shkupi says:

    Eshte i mencur Duka,nuk nxiton,e kam takuar rastesisht ne Durres para disa viteve,pas perfundimit te miss Albania,edhe pse me pare nuk njiheshim u prezentova me familjen,njeriu u ndal dhe biseduam disa minuta,njeri me modest nuk kam pare ne jeten time.Pershendetja nga Maqedonia.

    1. raimondi says:

      Duka eshte k0omplet gomarr ,ti me thua eshte njeri ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje