Një amerikan, i gatshëm të blejë dhe ringjallë Partizanin

4 Nëntor 2011, 12:38Sport TEMA

Pas kalimit të Partizanit në radhët e Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet se disa sponsorë, por edhe biznesmenë të fuqishëm, kanë shprehur dëshirën për të marrë skuadrën. Administratori Gjergji Thaka pohon se interesi është i madh, por thotë se nuk mund të japë emra, pasi bisedimet i kryen Ministria e Mbrojtjes. Por një gjë është e sigurt: në janar Partizani do të ketë pronar të ri.

Thuhet se përveç sponsorëve janë edhe 2-3 biznesmenë që kanë shprehur interesin për ta ndërtuar klubin nga fillimi, që nga kompleksi deri tek ekipi i parë. Administratori Gjergji Thaka pohon se ka interes të madh, por mbetet hermetik në emra. Gjithsesi, thuhet se inters për Partizanin ka edhe nga jashtë vendit, madje flitet për një biznesmen amerikan që kërkon ta ndërtojë Partizanin nga e para.

Sipas administratorit Thaka, Partizani do të bëhet, por duhet durim deri në janar, kur gjërat të bëhen konkrete. “Personalisht jam i emëruar tek Partizani dhe të them të drejtëm kam pasur kërkesa nga persona të ndryshëm, por nuk është kompetenca ime për të biseduar me ta. Pasi këtu jam thjesht në aspektin organizativ të ekipit. Mua më janë afruar 3-4 sponsorë, por nuk e mbyll unë këtë punë, ndërkohë janë edhe 2-3 persona të tjerë që duan ta bëjnë klubin nga e para.

Edhe në këtë rast nuk më takon mua të publikoj emra, pasi nuk jam personi që bisedoj dhe vendos, gjë të cilën e ka në dorë Ministria e Mbrojtjes. Normalisht, ne do ta ngremë skuadrën dhe, nëse ajo është konkurente, do të dalë në treg dhe, ai që do të ketë anë financiare të shëndoshë, do ta marrë Partizanin. Padyshim që Partizani nuk do të mbetet i tillë, do të ndryshojë, sigurisht do të ndryshojë për mirë.

Nga janari e në vazhdim, ata persona që kanë paraqitur kërkesën për ta marrë Partizanin, sigurisht që do ta marrin dhe do ta ndryshojnë. Partizani është një klub i madh me një histori mbi 65-vjeçare me trofe të shumtë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Partizani vërtet e ka nisur në kuotën zero, pasi në këtë nivel e morëm,por dua të them se kemi nisur ta lëmë pas zeron dhe të marrim pluse. Intervistën e plotë ose objektivin real do t’ua them në fund të janarit”. /Sporti Shqiptar

7 komente në “Një amerikan, i gatshëm të blejë dhe ringjallë Partizanin”

  1. Ardi says:

    legenat e cun partizanin ne kete gjendje….tju vije turp….
    do zoti dhe e merr ndonje i huaj se vetem ashtu mund te behet nje club i madh, sic edhe ka qene…..duhen njerez me shkolle ta bjene klubin jo ishfutbollista medioker….

    1. jimmi says:

      une jame gati te investoje e te drejtoje ne ekipin e ciklizmit edhe bazen materjale dua qe tja marre ketu ne AUSTRALI ….. Bicikletat kane nje vlere mbi 3.000 .$ ku edhe pregatitjetjn fizike qe do ta ushtrojne ne terren do tju jape mundesine ne palestrat specjale ku bazen materjale do ta siguroje ketu . me rrespekte per drejtuset e rinje te kubit Partizani .une po prese qe te rrikthehem ne shqiperi mbase 22 vitesh ne emigracjone .Nga Zejlanda e Re

  2. edi says:

    Rane Partizanet ne duart te amerikaneve….:P
    Une jam tifoz i vjeter i kesaj skuadre ashtu si shumica e sportdashesve shqipetar edhe une e pres kete kthim. Shpesh jen bere deklarata te bujshme por gjithmone kane dale flluska sapuni….Kjo eshte e thjeshte sepse ne Shqiperi nuk ia vlene te shpenzosh per futbollin….

  3. Tirona re says:

    e vetmja rrugezgjidhje per Partizanin eshte te blihet nga business mani amerikan ..vetem keshtu mund te ndalohen sabotimet qe i jane bere ketij klubi pasi Pronari i ri vjen me ekip avokatesh amerikane dhe shume pak do kete te beje le legjislacionin e nje vendi komplet te korruptuar..ashtu si cdo gje tjeter Katalet shkaterruan dhe perlen e sportit shqiptar qe ka podhuar sportiste te kalibrit boteror ne futboll basketboll volejbol,ciklizem,,atletike mundje e vazhdo me radhe…mirpo kjo ka shume pak gjasa te ndodhe ..qeveritaret ne shqiperi preferojne te bejne business me vende te botes trete dhe ato arabe apo ish komuniste se ato vine me canten me cash nen tavoline ..nje amerikan do vinte te bente business ne menyren perendimore… jo anadollake

  4. Otoni says:

    O zot; nuk do te vdes pa e pare e pare edhe nje here derbin Partizani – Tirana dhe Partizani – Dinamo.
    Ku jeni, o sponsore; hajdeni, mos u vononi! Po fleme me enderra.

  5. Pelasgian says:

    Vllaznia – Partizani – Flamurtari = 3 Klubet me te mira te Shqiperise !

  6. flamurtari says:

    partizanin ashtu si dhe dinamon tani sali kryek..ri do ti shikoje poshte e me poshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje