Prandeli: Pa Kasanon e Rosin, duhet të gjejmë zgjidhje të reja

7 Nëntor 2011, 18:45Sport TEMA

Trajneri i kombëtares italiane, Çezare Prandeli, ka thënë se do të përpiqet që të gjejë zgjidhje të reja, pas mungesave të rëndësishme të Kasanos dhe Rosit, mbi të cilët bazohej edhe loja sulmuese e të kaltërve.

Si Kasano, ashtu edhe Rosi, pritet që të mungojnë rreth gjashtë muaj dhe janë në dyshim serioz për të marrë pjesë në Kampionatin Europian që zhvillohet në verë.

Prandeli ka thënë se Italia do ta ruajë lojën sulmuese dhe se ka lojtarë që mund të zëvendësojnë Kasanon dhe Rosin, si Baloteli dhe Xhiovinko, nga të cilët pritet shumë.

Megjithatë, Prandeli nuk ua ka mbyllur derën Kasanos dhe Rosit, duke thënë se për të dy ata do të presë deri në momentet e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje